Aktualitet30 Qershor 2022, 18:07

“Qanin deputetët që i la jashtë Berisha, Bardhit nuk i bënte derman as Jorida”, Gjekmarkaj ironi me zhvillimet në Kuvend

Shkruar nga Pamfleti
“Qanin deputetët që i la jashtë Berisha, Bardhit nuk i

Babo kur ti mungon e sigurt ndihet bota. Siguri i dhe asaj në të zezën Spanjë po Shqipëria dridhet, asaj i mungon. Evleterit e tu ishin pa gaz, pa humor, pa shije jete.

Shkruan Agron Gjekmarkaj

Dita sot filloi jangëllesh. Gjithë ditën bam bum  u diskutua për amendamentin që u jep çunave pranë qeverisë diku nja 80 milion euro. Eh ç’janë kaq lek kur nafta rritet, ushqimet përpjete, hallet po kaq?!

Vetëm Albana me farfullimë e kalitur në këto muaj të lavdishëm të “Foltores” çonte në çdo tavolinë flakadanin e ndezur të protestës së datës shtatë nën shikimin atëror të Mulit.

Aldo Bumçi përshëndeti me brohori samitin e Madridit duke deklaruar për gëzimin e përgjithshëm popullor se NATO pas këtij eventi do jetë më e fortë. U kënaqëm tek shikonim titrat.

Protesta e cila do të sanksiononte bashkimin nisi me përjashtimin e tre deputetëve nga grupet imagjinare të punës. Qanin ata të tre më të këputë shpirtin. Nuk bëri derman as lutja e Joridës ndaj Gaz Bardhit e cila i jepte ujë dhe i thoshte, të keqen mos bëj kështu, mos qaj së është vapë, do pëlcasësh. Ai “dua dua të qaj ç’ke ti”! Bashën e kanë caktuar drejtues grupi në Dibër si dibran në gjenezë që të mbledhë milet për datën 7 dëneste ai, mua askund.

Në fakt nuk me erdhi fare keq sepse sot bëri sikur nuk më pa që të mos paguante një tjetër Redbull siç e lyp tanimë tradita. Luan Baçi të cilit nuk i dridhet qerpiku pagoi gjithë çfarë gjet mbi tavolinë e tha sa të jem unë këtu mos ja rrit nderën njeriu.

Nejse ashtu si qejfprishur ndeja ca kohë në kafene kur me vjen Salianji avash avash si pa të keq dhe me ulet aty! Ouuu i thashë si guxon, hajt sikter, i paudhë! Pse tha çka bërë vaki more i uruar klithi i prerë në fytyre! Si ti nxuarr goja ato llafe për Nikon në komison more mynxyrë, burri i botës kryetar bashkie, ministër Bujqësie, zv kryeministër, ministër Mbrojtjeje, axheba ai, kur ai do të bëjë retorike me metafora, ti i turresh , “mos u përpiq të bësh sofizma se duan armatim të rëndë me fjalor, nuk dukesh që e ke armë atë qerrateshë fjalë”! Niko në çdo rast i kap 120 fjalë aty ka edhe me 70-80 fjalë. Mu duk sikur me dha të drejtë.

Tigrushi në sallë ishte prishaqejf po tek bari shënd e verë me dy të foltores.

Ulsiu erdhi vonë! Dikush i kishte kallur datën, duke i thënë që ai tipi po të nxjerr nga kronika ndaj më bënte shiharete që aman mos e bëj këtë se Babo vetëm kur me gjen në kronikë i bie ndërmend për mua. Me pikoi zemra. Nuk e hoqa. Por i mërzitur ishte, Belinda mungonte e ai vetminë e ka zët. Delina ishte sterrë sot me gjasë Babo e ka bërë rezil kur jua ankova herën tjetër për muhabetçeshë e madhe.

Elisa e kandiste që Delina të bënte betejë dhe madje të besonte në të.

Ulsiu gati qante i uruari.

Sot patëm një gëzim të vogël. Manastirliu erdhi por festa na u thërrmua si gota që bie me yxhym e bëhet copash. Ndenji hundë e buzë teksa çoku herë pas here  në të shkuarën lëshonte ndonjë buzëqeshje kur lëvdohej Babo nga Bora.

Ish Kryeministri Majko vazhdon shejtanlliqet. Erdhi në kafene kinse do llafosej me Tonin por jo nuk i pushonte goja e sytë dritë teksa romuze shkëmbente me dy ministresha të cilat po rrufisnin një kafe përmes mundimesh.

Mimi di Puccini më ndenji rëndë. Nuk më rri goja edhe mua. Kot u bëmë hasëm se nuk ramë dakord kur kishim ngrënë njoki, ajo në 1986 unë në 2006.

Grida foli si ashtu profetnit para mbretërve me duhi e thagëm, por mbret nuk kishte asnjë në mos i tillë hiqet Tao dhe duket gjeneral Kollçaku që ja zili ja ka Bake xhanit tani, që nga i njëjti post President u bë.

Dashu Sula u ndie i kompleksuar nga veshjet e Elisës dhe premtoi solemnisht që do të ndryshojë gjithë garderobën.

Dhurata Tyli Çupi me metër në dorë po mat territorin që ta presë e masë siç i ka hije reformës së re territoriale.

Saimir Korreshi pret me nge dorën e Joridës për ta shpënë në Strasburg dhe trastën ka bërë gati.

Petro më pa me dhemshuri, si për të më thënë, po me mua të varfrin ç’ke, aman mos me nxe me gojë.

Babo kur ti mungon e sigurt ndihet bota. Siguri i dhe asaj në të zezën Spanjë po Shqipëria dridhet, asaj i mungon. Evleterit e tu ishin pa gaz, pa humor, pa shije jete. Gjithçka ndryshon në këtë parlament Babo pos zymtësisë së përhershme të Tezës.

Forum Gjekmarkaj ironi parlament