Ndonëse bënin shumë për njëri-tjetrin gjatë qëndrimit në BBV, Sabiani dhe Ilir Shaqiri nuk flasin. Këtë e ka bërë me dije Fifi në emisionin ‘Zemër Luana’. Gjithçka nisi pasi Big Mama u pyet për partnerin ideal dhe përmendi emrin e Sabianit.
Por batuta ka vazhduar mes saj, Besit dhe Fifit.
Besi ka ndërhyrë duke thënë se shkak i prishjes së marrëdhënies mes Ilir Shaqirit dhe Sabianit ka qenë Big Mama. Ndonëse ka qenë një shaka, fjala është pasuar nga Fifi, e cila ka treguar se Big Mama i ka ndarë vërtetë dyshen e shumë përfolur, pasi ata nuk flasin.