Aktualitet 5 Shkurt 2022, 17:05

Qarkullonte me armë zjarri me vete, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
Qarkullonte me armë zjarri me vete, arrestohet 34-vjeçari në

Qarkullonte me armë zjarri me vete, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë

Një 34-vjeçar i identifikuar si Sajmir Brahimi është arrestuar nga policia pasi është kapur me armë zjarri dhe municion luftarak në makinë.

Sakaq, blutë e qytetit raportojnë se arrestimi i 34-vjeçarit u bë në rrugën ‘Siri Kodra’ në kryeqytet. Sajmir Brahimi akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit.”

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

“Falë bashkëpunimit me qytetarët, kapet dhe vihet në pranga një 34-vjeçar i cili qarkullonte me armë zjarri me vete. Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Bazuar në informacionet e marra nga qytetarët dhe në vijim të kontrolleve të personave që qarkullojmë me armë zjarri, nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, në rrugën “Siri Kodra” u bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasit S. B., 34 vjeç.

Kapja e tij u bë pasi ky shtetas qarkullonte me armë zjarri dhe gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Në përfundim të veprimeve, nga specialisët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. B., për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

Aktualitet arme Arrestim Tiranë