Bota 5 Tetor 2019, 14:05

Qëllohen për vdekje 2 policë italianë, autori i rrëmbeu armën njërit prej tyre dhe hapi zjarr brenda rajonit policor

Shkruar nga Pamfleti
Qëllohen për vdekje 2 policë italianë, autori i rrëmbeu

Qëllohen për vdekje 2 policë italianë, autori i rrëmbeu armën njërit prej tyre dhe hapi zjarr brenda rajonit policor

Pierluigi Rotta dhe Matteo De Menego janë policët italianë, që u qëlluan për vdekje nga i ndaluari që dyshohet se ka probleme mendore, i cili grabiti revolen e njërit prej tyre dhe hapi zjarr brenda stacionit policor në Trieste të Italisë.

Corriere de lla Serra raporton se policët 34 dhe 31-vjeçarë, kishin ndaluar dy vëllezër me origjinë domenikane, nën dyshimin se kishin kryer vjedhje, shkruan Telegrafi.

“Njëri nga dy vëllezërit, kërkoi të shkonte në tualet, ndërsa shfrytëzoi momentin të vidhte revolen e njërit prej tyre dhe i vrau. Ata nuk po keqtrajtoheshin, vetëm pritej të merreshin në pyetje” thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Me të qëlluar mbi tre policët, njërin prej të cilëve u plagos lehtë, të ndaluarit u larguan nga stacioni policor. Por, nuk kaloi gjatë dhe të dy u arrestuan.

Qendra policore ku policët kishin shërbyer për disa vite, çmuan lartë punën e ndershme që kishin bërë, ndërsa dërguan u mesazhe ngushëllimi të gjithëve për humbjen e tyre./Telegrafi

Bota Matteo De Menego Pierluigi Rotta policët italianë