Kronike26 Janar 2019, 12:44

Qëlloi me pistoletë në mes të Tiranës, arrestohet 39-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti
Qëlloi me pistoletë në mes të Tiranës, arrestohet

Qëlloi me pistoletë në mes të Tiranës, arrestohet 39-vjeçari

Një 39-vjeçar është arrestuar për veprat penale “Kanosje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak” në kryeqytet si dhe i është sekuestruar një armë zjarri “pistoletë”.

Sipas policisë, ky shtetas pas një konflikti ka kanosur tre shtetas duke qëlluar në ajër me armë zjarri “pistoletë”,në rrugën “Zydi Herri”.

Arma u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Kronike 39-vjeçari arrestohet pistolete