Bota16 Maj 2022, 14:25

Qëlluan me thikë emigrantin shqiptar në Londër, arrestohen 3 persona mes tyre edhe një femër

Shkruar nga Pamfleti
Qëlluan me thikë emigrantin shqiptar në Londër, arrestohen 3

Qëlluan me thikë emigrantin shqiptar në Londër, arrestohen 3 persona mes tyre edhe një femër

Tre persona që dyshohet se kanë lidhje me vrasjen e një emigrant shqiptar në Londër të Anglisë, janë arrestuar nga policia.

Olsi Kuka, rreth 30 vjeç, u qëllua për vdekje me thikë në Barnet javën e kaluar, shkruan BBC.

Ai u gjet në orët e para të 11 majit me plagë në trup, pa shenja jete në një apartament në veri të Londrës.

Dy burrat po mbahen të arrestuar pasi dyshohen për vrasje, kurse 24-vjeçarja është lënë e lirë përmes garancisë pasurore.

Fillimisht për vrasjen e emigrantit u arrestua një 35-vjeçar, por që më pas u la i lirë.

Policia thotë se pavarësisht dërgimit të menjëhershëm në spital, i riu ndërroi jetë prej plagëve të marra.

Hetimet vijojnë për gjetjen e shkakut të sherrit mes tyre që çoi në vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar.

Bota Angli Londër