Aktualitet 6 Qershor 2022, 17:51

Qëndrimi konsekuent i Rusisë për Ballkanin e Hapur

Shkruar nga Pamfleti
Qëndrimi konsekuent i Rusisë për Ballkanin e Hapur

Ballkani i Hapur zbaton pikërisht synimin e Rusisë, duke mos e kushtëzuar Serbinë.

Shkruan Bojken Abazi

Deklarata e sotme e Ministrit të Jashtëm të Rusisë, Lavrov, në mbështetje të “Ballkanit të Hapur” është një qëndrim konsekuent i Rusisë.

Më 12-13 nëntor 2019, në samitin e parë për diplomacinë publike mes Rusisë dhe Ballkanit, të mbajtur në Voronezh, Rusi, u kërkua që vendet e Ballkanit Perëndimor të qëndronin neutrale në raport me rendin e ri botëror me disa pole (superfuqi), dhe të konsolidonin integrimin e tyre rajonal në Ballkanin Perëndimor.

Ballkani i Hapur zbaton pikërisht synimin e Rusisë, duke mos e kushtëzuar Serbinë.

Përmes Ballkanit të Hapur, Serbisë i mundësohet të vazhdojë të bëjë pjesë në Unionin Ekonomik Euroaziatik të drejtuar nga Rusia (ndërsa Rusisë i mundëson qasjen në Ballkanin e Hapur), të vazhdojë të mbajë bazat e Rusisë në Serbi, të refuzojë njohjen e pavarësisë së Kosovës, të vazhdojë tregtinë (edhe të armëve) me Kinën, të konsolidojë një pozicion dominues ekonomik në Ballkanin Perëndimor, të rrisë ndikimin politik (në koordinim me Rusinë) në zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, etj …

Rusia nuk ka asnjë arsye pse të jetë kundër “Ballkanit të Hapur”, ajo është bashkideuese e këtij projekti. Sa më i hapur Ballkani, aq më shumë rriten mundësitë për ta shqyer.

Forum #Ballkani i Hpaur Abazi Lavrov