Bota24 Shkurt 2022, 19:33

“Qëndrojmë me popullin e guximshëm të Ukrainës”, Biden paralajmëron sanksione shkatërruese ndaj Rusisë

Shkruar nga Pamfleti
“Qëndrojmë me popullin e guximshëm të

Presidenti amerikan Joe Biden deklaroi se ka rënë dakord me liderët  e G7 “për të ecur përpara me paketat shkatërruese të sanksioneve dhe masave të tjera ekonomike për të kërkuar llogari nga Rusia”.

Kjo deklaratë vjen pas takimit virtual me liderët e grupit të G7-tës që përfshin 7shtetet më të industrializuara të botës perëndimore.

Ky takim mori shkas nga sulmi rus ndaj Ukrainës të enjten, sulm ushtarak i cili po zhvillohet ende thuajse në të gjithë territorin e Ukrainës.

Deklaratën e tij, Biden e bëri në faqen zyrtare në Twitter, ku shtoi se “Qëndrojmë me popullin e guximshëm të Ukrainës”.

This morning, I met with my G7 counterparts to discuss President Putin’s unjustified attack on Ukraine and we agreed to move forward on devastating packages of sanctions and other economic measures to hold Russia to account. We stand with the brave people of Ukraine. pic.twitter.com/dzvYxj7J9w

— President Biden (@POTUS) February 24, 2022

Bota #pushtimi i Ukraines Biden bombardime Civilet Emergjencë gazetarët Kiev lindja Lufte NATO Per;ndimi Putin raketa rendi botëror Rusi Sulm ukrainasit Ukrainë.