Anti-Mafia21 Gusht 2018, 18:53

Qeveria “Berisha-Meta” i ka falur “Bankers”-it, zonën Ballsh-Patos-Fier-Lushnjë-Roskovec, kanë firmosur dhe 14 kryeba

Shkruar nga Pamfleti

Qeveria “Berisha-Meta” i ka falur “Bankers”-it, zonën Ballsh-Patos-Fier-Lushnjë-Roskovec, kanë firmosur dhe 14 kryebashkiakë të PD, PS, LSI

 Ato 17 firma e vula shtetarësh, të hedhura në 23 nëntor 2012, i shërbyen “Bankers”-it, të mos kishte asnjë detyrim ligjor, jetësor e financiar, ndaj banroëve në Zharrëz

Ndoshta nuk e dini, por kompania “Bankers”, që mbyti në llum pusesh fshatin, që shkatërroi banesat me dinamit e helmoi me “Gaz Metan” ujin, bimësinë dhe banorët në Zharrëz e për të shpëtuar nga ndëshkimi, u bë aksioner me “Soros” (25%), qenka pronare legjitime e gjithë zonës Ballsh-Patos-Fier-Lushnjë-Roskovec.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Këtë e vërteton, dokumenti zyrtar që po publikon “PAMFLETI”, një akt-marrëveshje antiligjore e datës 23.11.2012, nënshkruar mes palëve Qeveri-Pushtet Lokal-“Bankers”, sipas të cilës, qeveria “Berisha-Meta”, nëpërmjet ministrisë METE të Ilir Metës dhe me urdhër ndaj 14 njësive vendore bashki e komuna të PD, PS e LSI, i ka dhuruar kompanisë “Bankers”, territorin nga Ballshi, në Patos, Fier, Roskovec e deri në Bubullimë Krutje të Lushnjes dhe në kufi me Urën Vajgurore.

Sipas kësaj marrëveshjeje, “Bankers” ka të drejtë të pakufizuar në kohë dhe terren, të kryej veprimtari teknologjike-ekonomike shpimi, kërkimi e prodhimi hidro-karburesh me sonda e puse të rinj, në të gjithë territorin e 14 bashkive dhe komunave të rretheve Fier-Lushnje, të cilat kanë firmosur këtë marrëveshje dhurimi asetesh e të drejtash përdorimi të territorit dhe hapësirave publike, pa asnjë pagesë.

Në emër të qeverisë, marrëveshje pazarin e kanë firmosur Sokol Dervishaj-Zv/Ministër i Ekonomisë, Tregetisë, Energjetikës dhe Kreuza Leka-Drejtore e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit të Shqipërisë, ndërsa nga pushteti lokal Ballsh-Fier-Lushnjë e kanë firmosur 14 kryetarë bashkie e komunash, disa prej të cilëve janë ende kryetarë, ndërkohë që për “Bankers”, ka firmosur Zv/presidenti dhe Drejtori i Përgjithshëm i “Bankers”, Leonidha Çobo.

Kjo marrëveshje, Marrëveshja me 9 pika, firmosur e vulosur nga 17 drejtues e zyrtarë shteti, për nga përmbajtja ka vetëm një interes: Kompania “Bankers” të ketë miratimin e pushtetit lokal të zonës që lakmon, për të vepruar lirshëm me abuzime në zonat e naftës, të cilat i ka futur nën “kthetra” me një kontratë klienteliste e të kufizuar në kohë dhe sipërfaqe burimesh nafte, miratuar me VKM Nr. 477, datë 16. 07. 2004 dhe të rinovuar sipas interesave të saj, në këto 14 vite aktivitet, me 17 VKM, urdhra e ligje të tjera, të blera nga shtetarët shqiptarë majtas e djathtas.

Me këtë dokument zyrtar, por jo ligjor, “Bankers” ka marrë miratimin e Shtetit Shqiptar për të vepruar i qetë për 99 vjet, pa u prekur as nga ligji dhe as nga shteti e pushteti lokal.

Ato 17 firma e vula shtetarësh, të hedhura në 23 nëntor 2012, i kanë shërbyer dhe po i shërbejnë kompanisë “Bankers”, për të shpëtuar edhe nga batërdia jetësore, ekologjike, teknologjike e pasurore, që ka bërë në Zharrëz, duke shmangur të drejtat ligjore të komunitetit, për dëmshpërblime pasurore e trajtime shëndetësore./Pamfleti

Anti-Mafia kanë firmosur dhe 14 kryebashkiakë të PD LSI PS Qeveria “Berisha-Meta” i ka falur “Bankers”-it zonën Ballsh-Patos-Fier-Lushnjë-Roskovec