Politike 9 Shkurt 2023, 17:09

Qeveria bllokon bursat për studentët që ikin jashtë vendit, Rama: Nuk mund të paguajmë për ata që largohen sapo marrin diplomën

Shkruar nga Pamfleti
Qeveria bllokon bursat për studentët që ikin jashtë vendit,

Qeveria nuk do të japë bursa për ata studentë që largohen nga vendi pasi mbarojnë universitetin, apo për ata që studiojnë jashtë dhe nuk kthehen në Atdhe.

Duke qenë se të gjithë po largohen sepse nuk po shohin të ardhme në Shqipëri, kryeministri Rama ka njoftuar se do të ketë masa drastike nga qeveria.

Sot jetojmë në një kohë ku edhe për vende më të zhvilluara se ne emigracioni është kthyer në problem, mjafton të shohim Italinë fqinje. Ky është një trend që vendet e kanë të vështirë ta kthejnë, nuk ka forcë që i kthen me zor këto trendë. Ka qenë një kohë kur migrimi ka spostuar masa gjigande njerëzish nga Evropa. Pavarësisht se trendi është i tillë që gjithmonë e më shumë bluza të bardha shkojnë drejt Gjermanisë, Britanisë apo vendeve të tjera, ne nuk mund të pajtohemi me idenë që mund të mbetemi pa mjekë. Deri sot balanca është e qëndrueshme edhe pse nuk është një balancë e sigurt për të nesërmen, detyra jonë është ta bëjmë të sigurt. Në bazë të një studimi, një student mjekësie në Shqipëri i kushton shtetit 16 dhe me tarifën mbulon vetëm 1/16 e kostos së studimit të tij. Për një diplomë që ka vlerë shumë të madhe që njihet kudo në botë nuk është një fakt përpara të cilit ne mund të dorëzohemi por duhet të reagojmë. Shteti nuk mund të vijojë të paguajë 15 në 16 pjesë të studimeve të një studenti mjekësie nëse studenti nuk është i gatshëm t’i kthejë vendit të paktën për një periudhë kohe investimin që bëhet për të. Qytetarët paguajnë taksa për të marrë shërbime gjithmonë e më cilësore dhe me këto taksa mbulohet pjesa dërrmuese e studimeve të një studenti që paguan një tarifë simbolike në raport me koston”, tha ai.

Politike bursa Rama studente