Politike30 Shtator 2022, 09:36

"Qeveria duhet të marrë një vendim", Yuri Kim e prerë: Koha që shqiptarët të zgjedhin Perëndimin!

Shkruar nga Pamfleti
"Qeveria duhet të marrë një vendim", Yuri Kim e

Ambasadorja Yuri Kim ka publikuar një deklaratë të bërë mbrëmjen e djeshme, duke ritheksuar që populli shqiptar ka ardhur koha që të mendojnë për të zgjedhur rrugën drejt Perëndimit.

“Mendoj se ndonjëherë, kur shikon çështje të tilla si dobësia e institucioneve demokratike, po, asgjë nuk është e garantuar.”, shkruan Yuri Kim.

Mes të tjerash Yuri Kim thekson se është jetike për demokracinë që vijohet Reforma në Drejtësi.

“Është koha që populli shqiptar dhe qeveria shqiptare të zgjedhin përsëri se cilën rrugë do të zgjidhni. Mendojmë se rruga është përpara drejt të ardhmes, drejt perëndimit. Mendoj se ndonjëherë, kur shikon çështje të tilla si dobësia e institucioneve demokratike, po, asgjë nuk është e garantuar. Pra, mendoj që udhëheqësit duhet të marrin një vendim, çka është dhe arsyeja pse e theksojmë aq fort reformën në drejtësi, sundimin e ligjit, marrëdhënien tuaj me NATO-n. Ne besojmë që institucionet janë jetike për një demokraci”, thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Ambasadorja Kim, tha në “Opinion” se ka ardhur koha që Shqipëria të dijë të ndahet nga kriminelët, por në qoftë se paketa ligjore mbrohet me argumente si ai që “kryeqendra si Londra dhe Nju Njorku u ndërtuan me para të pista”, atëherë beteja është e humbur dhe do të minonte rrugëtimin e vendit drejt Bashkimit Europian.

Duke komentuar takimin me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, diplomatja amerikane tha se ka diferenca në kuptimin e çështjeve të ndryshme ndërmjet tyre, por është e rëndësishme të theksohet se takimet mes tyre do të vazhdojnë në nivel institucional, pasi opozita është një nga nxitësit e demokracisë në Shqipëri.

Ndër të tjera Kim tha se njeh si kryetar legjitim të Partisë Demokratike, kreun e Grupit Enkelejd Alibeaj dhe se i vetmi politikan që nuk do të takojë është ish-kryeministri Sali Berisha, jo për motive personale, por për shkak se është shpallur non-grata nga Sekretari i Shtetit të SHBA, Anthony Blinken.

Ambasadorja foli edhe për sulmin kibernetik nga Republika Islamike e Iranit  që goditi të gjithë sistemet elektronike të të dhënave në Shqipëri, duke e cilësuar akt armiqësor dhe theksin e vendosi te fakti që SHBA-të do të jenë gjithmonë në mbrojtje të një vendi mik që sulmohet.

Politike Yuri Kim