Aktualitet12 Korrik 2022, 15:29

Qeveria e vendosur për hartën e re gjyqësore / Avokatët paralajmërojnë përshkallëzim të aksionit, thërrasin protestë përpara KLGJ-së

Shkruar nga Pamfleti
Qeveria e vendosur për hartën e re gjyqësore / Avokatët

Harta e re gjyqësore ka shkaktuar kaos në disa gjykata të vendit pasi avokatët kanë bojkotuar seancat gjyqësore prej gati 1 muaj.

Për këtë arsye, Komisioni i Ligjeve kërkoi takim me Komitetin Drejtues të Dhomës Kombëtare të Avokatisë, por ky takim nuk u mbajt asnjëherë pasi Komisioni i Ligjeve e anuloi vetë takimin duke e shtyrë për një datë tjetër. Arsyeja e dhënë ishte se KLP nuk kishte kohë mjaftueshëm për tu njohur me materialin.

Lidhur me anulimin takimit ka reaguar kryetari i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maksim Haxhia i cili u shpreh se e dinte që mbledhja do të anulohej që kur u shty herën e parë.

Të hënën që kaloi ishim lajmëruar që të nesërmen do ishim në një dëgjesë në Komisionin e Ligjeve për qëndrimin tonë. Çuditërisht ishte dhe e habitshme, pati një telefonatë nga kryetarja e Komisionit, e cila më tha se mbledhja ishte shtyrë për këtë të hënë sepse materiali ishte nisur në prokurorinë e KLP dhe kishin planifikuar që të ishin dhe ata në dëgjesë. Nuk është për të qeshur por më vjen për të qeshur se i thashë komitetit që nuk do bëhet mbledhja. Nuk u bë sepse KLP kishte kohë të shkurtër për tu njohur me materialin”, tha Maksim Haxhia.

Avokatët kanë vendosur të përshkallëzojnë aksionin e tyre kundër hartës së re gjyqësore, të cilën e kundërshtojnë tashmë prej rreth 1 muaji.

Sipas një vendimi të marrë sot, avokatë nga e gjithë Shqipëria kanë vendosur që të protestojnë më 14 korrik përpara godinës së Këshillit të Lartë të Gjyqësorit.

Më herët qeveria shqiptare është shprehur e vendosur për ti shkuar deri në fund propozimit të ri për hartën e re gjyqësorë. Deklaratën e bëri Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, i cili u shpreh se harta do të shkojë në parlament për miratim.

“Të gjitha diskutimet mbi hartën kemi lënë një ditë të dedikuar, do të kemi përgjigjet e duhura nesër në Komisionin e Ligjeve. Nesër do të shkojmë në respekt të Komisionit të Ligjeve, pas seancës dëgjimore nesër në Komisionin e ligjeve dhe miratimin nga Ministria e Financave, harta do të shkojë në qeveri për miratim“, tha Manja.

Aktualitet #Gjyqësore avokatët harta

Aktualitet