Aktualitet30 Janar 2019, 11:47

Qeveria italiane me rregulla të reja. Vështirësohet jeta e emigrantëve

Shkruar nga Pamfleti
Qeveria italiane me rregulla të reja. Vështirësohet jeta e

Rregullat e reja të vendosura nga qeveria italiane rëndon jetën e emigrantëve, të cilët duan të rinovojnë lejet e qëndrimit ose realizojnë bashkimin familjar.
Për ata që dua të rinovojnë lejet e qëndrimit duhet të vërtetojnë në shtet se kanë të ardhura vjetore jo më të ulëta se çeku: 5.954 euro, ndërsa ata që kërkojnë bashkim familjar duhet të tregojë se ka të ardhura të paktën 1.5 herë çeku social, që do të thotë 8 mijë e 900 euro .
Sipas rregullores, bëjnë përjashtim fëmijët, për bashkimet e të cilëve nën moshë madhore, kërkohen të ardhura vjetore jo më të ulëta se dyfishi i çekut social.
Nga ana tjetër, ligji specifikon se “për përcaktimin e shumës së të ardhurave merren në konsideratë edhe të ardhurat e përgjithshme të familjarëve që bashkëjetojnë me kërkuesin”.
Të huajt me leje të rregullt qëndrimi në këtë shtet janë rreth 3 milionë e 700 mijë sipas të dhënave të ISTAT, Institutit Italian të Statistikave, ku dz]y më të përhapurit janë komuniteti shqiptarë dhe ai maroken.

Aktualitet emigrantë ISTAT qeveria vështiresi