Qeveria shqiptare, ka bërë me dije implementimin e masave të reja lehtësuese për taksat dhe ekonominë. Javën që vjen pritet ngritje e tavanit mbi tatim-fitimin, sipas autoriteteve kjo masë do të zgjerojë bazën për bizneset e tatuara. Ndërkaq sipas opozitës një numër i konsideruar biznesesh ka falimentuar për shkak të taksave të shumta si dhe situatës ekonomike të përgjithshme.
Pas përfshirjes në skemën e TVSH-së edhe të biznesit të vogël para disa muajsh, shumë nga bizneset e vogla të deklaruara mbyllën dyert për shkak të pamundësisë për të paguar tatimin mbi fitimin. Sipas opozitës shkak kryesor për falimentimin e bizneseve të vogla familjare është bërë pikërisht vendosja e taksës së 20 përqindëshit të tatimit mbi vlerën e shtuar.