Aktualitet 7 Korrik 2022, 11:25

Qeveria “merr me të mirë” shqiptarët para protestës së foltores, ul çmimin e karburanteve

Shkruar nga Pamfleti
Qeveria “merr me të mirë” shqiptarët para

Qeveria “merr me të mirë” shqiptarët para protestës së foltores, ul çmimin e karburanteve

Për të tretën ditë me radhë Bordi ka ndryshuar çmimet e karburanteve në vend. Këtë të enjte, disa orë para protestës, nafta pëson ulje me 8 lekë. Nga 243 lekë/litri që u vendos ditën e mërkurë, me 6 korrik, sot, Bordi e uli në 235 lekë/litri naften.

Ndërkohë ulje me dy lekë ka pësuar dhe benzina e cila dje ishte 229 lekë/litri, dhe sot është vendosur të shitet me 227 lekë/ litri.

NJOFTIMI

Bordi i Transparencës në datë 7 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 235 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 223 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 227 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 215 ekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litri dhe i shitjes me shumicë 69 Lekë /litri.

?Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 7 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

?Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

?Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë

Aktualitet #benzina #bordi i transparences nafta