Bota25 Shtator 2018, 13:28

Qeveria në mëshirë të fatit, Parlamenti shkarkon me mocion mosbesimi Kryeministrin

Shkruar nga Pamfleti
Qeveria në mëshirë të fatit, Parlamenti shkarkon me mocion

Qeveria në mëshirë të fatit, Parlamenti shkarkon me mocion mosbesimi Kryeministrin

Kryeministri i Suedisë Stefan Löfven humbi votëbesimin në Parlament. Se kush do të jetë në të ardhmen kryeministri i ri është e pasigurt. Populistët e djathtë mund t’i ndihmojnë konservatorët për të ardhur në pushtet.

Dy javë pas zgjedhjeve, një shumicë në Parlamentin e Suedisë i hoqi besimin kryeministrit Stefan Löfven. Konservatorët dhe populistët e djathtë votuan në Stokholm së bashku për mocionin. Një votim i tillë është i zakonshëm pas zgjedhjeve parlamentare. Löfven-i që qeveris që prej katër vjetësh tani do të japë dorëheqjen, megjithatë do ta drejtojë si komisar qeverinë, derisa të jenë mbyllur me sukses bisedimet e koalicionit të ri.

Zëdhënësi i Parlamentit Andreas Norlen, posti i të cilit i përgjigjet atij të Presidentit të Parlamentit, duhet të konstatojë tani në biseda me kryetarët e partive, se cili nga kandidatët ka shans më të madh që të formojë një qeveri, e cila të mbështetet nga parlamenti.

Të dyja blloqet politike duan të formojnë qeverinë, por asnjëri prej tyre nuk ka shumicën në Reichstag. Aleanca kuq-e gjelbër nën Löfven ka vetëm një mandat më shumë se aleanca qytetare e katër partive. Prandaj populistët e djathtë DemokratëtESuedisë kanë një rol kyç.

Kandidati kryesor i aleancës, Ulf Kristerson, gjithmonë e pati refuzuar një bashkëpunim me populistët e djathtë. Por pa votat e tyre ai nuk mund të bëhet kryeministër. Populistët e djathtë, nga ana tjetër, janë treguar të gatshëm që ta zgjedhin Kristerssonin, me kusht që të kenë ndikim në politikën e ardhshme qeveritare.

Për zgjedhjen e kryetarit të Parlamentit, konservatorët mundën ta imponojnë kandidatin e tyre, sepse për Norlén votuan edhe DemokratëtESuedisë. Löfven ka edhe më tej shans që të zgjidhet sërish kryeministër. Por për këtë ai duhet të bindë partinë e Qendrës që të kalojë në kampin e tij. Këtë deri tani ai nuk e ka arritur./DW

Bota kryeministri i Suedisë Stefan Löfven