Aktualitet19 Gusht 2022, 09:59

Qeveria PPP për “pasaportën”, Tabaku: Rama po zyrtarizon me ligj pastrimin e parave në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti
Qeveria PPP për “pasaportën”, Tabaku: Rama po zyrtarizon

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar ashpër për nismën e qeverisë Rama e cila do të japë me koncesion shtetësinë shqiptare.

Sipas Tabakut  vlerat dhe standardet e BE nuk mund të jenë për shitje.

Më tej deputetja thekson se së bashku me amnistinë fiskale, kjo lëvizje nga qeveria Rama rrezikon të kthejnë Shqipërinë në një vend ku pastrimi i parave do zyrtarizohet me ligj.

“Standartet dhe vlerat e BE nuk mund të jenë për shitje!

Shqipëria pas një përpjekje të gjatë 30 vjeçare nisi segmentin e fundit të procesit të integrimit përmes hapjes së dritares së negociatave. Normalisht kjo duhet të shënonte dhe fundin e procesit të integrimit.

Një proces tejet delikat për nga natyra aq sa edhe kryeministri u detyrua të ndërronte drejtim dhe të risillte në jetë Ministrinë e Integrimit qoftë edhe si emër!

Kjo duhet të kthehej në një prioritet kmbëtar, ku çdo ligj iniciativë dhe çdo përpjekje të ishte në funksion e shërbim të këtij procesi!

Por e gjitha gjithë rrezikon të kthehet në nul. Arsyeja është iniciativa e fundit, dhe jo vetëm, për shitjen e nënshtetësisë të ashtuquajturën pashaporta të florinjta!

Kjo përveçse një pengesë e panevojshme do të kthehet njëkohësisht dhe ne problem.

Për sigurinë por dhe për pastrimin e parave. Së bashku me amnistinë fiskale rrezikojnë të kthejnë Shqipërinë në një vend ky pastrimi i parave do të zyrtarizohet me ligj.

Kjo se pari tregoj dështimin e politikave ekonomike, manaxhimit buxhetor por dhe varfërinë e stratrgjive për tërheqjen e investimeve të huaja si dhe kapitalit vendas.

Në kohë krize, rritje çmimesh e inflacioni, rënie konsumi e rritje të varfërisë politikisht duhet të jene në shërbim të shumicës.

Sot e gjithë politika duhet të diskutojë për një strategji kombëtare për zhvillim e integrim, për politika për të diversifikuar energjinë, si mund të mbështesim turizmin e bujqësinë dhe jo si të tërheqim kapital e aseteve ta vendosura në mënyrë kriminale e korruptive që cënojnë stabilitetin por dhe të ardhmen.

Kush dyshon mjafton të lexojë prononcimin e delegacionit të BE për Reporter. Më tej të shohë se si raportet e BE kanë kërcënuar qeverinë për këto hapa anormalë.

Askush nga shqiptarët nuk do të tregtojë lirinë e tij për të udhëtuar pa viza në BE në këmbim të një ligji që pastron paratë e pista të atyre që nënshtetësinë tonë e kërkojnë sepse na mendojnë një lavatriçe e madhe apo një trampolinë për në BE.

Vlerat dhe standartet e BE nuk mund të jenë për shitje!”, shkruan Tabaku.

Ju rikujtojmë se para dy ditëve qeveria Rama ka dalë me një skemë të re për të joshur investitorët e huaj, duke u ofruar këtyre të fundit në këmbim pasaportën shqiptare.

Kjo me kushtin që investitorët e huaj të sjellin paratë e tyre në Shqipëri dhe në këtë mënyrë mund të përfitojnë shtetësinë shqiptare.

Në një VKM të fundit të qeverisë shqiptare, pasaporta do të jepet me koncesion dhe do të realizohet nga dy kompani të huaja që do të kenë në dorë të  dhënat më sensitive të shqiptarëve.

Njëra do të bëjë kontrollin e figurës së invesitorit që kërkon të bëhet shtetas shqiptar dhe tjetra do reklamojë pasaportën shqiptare.

Por kjo nismë u kundërshtua edhe nga vetë Bashkimi Europian.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë, paralajmëroi qeverinë shqiptare se projekti i saj për ngritjen e një skeme të shtetësisë për investitorë të huaj dhe të pasur përbën rrezik për vendin si dhe mund të ndikojë lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë në zonën Schengen.

Edhe Ana Pisonese, zëdhënëse e  Komisionit Europian tha për mediat shqiptare se këto projekte rrezikojnë përfshirjen e krimit të organizuar dhe skemat e pastrimit të parave.

“Rreziqet përfshijnë infiltrimin e krimi të organizuar, pastrimit të parave, evazionit fiskal dhe korrupsion përmes aplikantëve të mundshëm që vijnë nga shtete të botës së tretë. Komisioni i konsideron këto skema në kundërshtim me ligjin e BE-së dhe ka nisur procedurat e shkeljes kundër Shteteve Anëtare në vitin 2020. Për shkak të perspektivës së ardhshme të anëtarësimit në Bashkimin Europian, shtetësia e vendeve kandidate mund të bëhet tërheqëse për investitorët.

Kjo gjë po ndodh tashmë gjatë proceseve të anëtarësimit, teksa shtetet kandidate zhvillojnë marrëdhënie më të ngushta me BE-në dhe mund t’i japin të drejtë shtetasve të tyre të hyjnë në zonën shengen pa nevojë për vizë për periudha të shkurtra kohore”, thotë Pisonero.

Zëdhënësja e KE shprehet se skema të tilla mund të rrezikojnë interesat e vendit. Ndërsa shton se Bashkimi Europian po monitorin qëndrimet e gjithë vendeve kandidate lidhur me procedurat e pasaportave.

Rama do të japë me PPP “pasaportat”, paralajmëron ekspertja e ekonomisë: Rrezikohet rëndë siguria kombëtare!

Pa mbaruar afati i koncensionit me Aleat-in, Rama hap ankand për të dhënë me PPP pasaportat biometrike

Kryesore #shitja e nënshtetësisë Rama tabaku