alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

“Qeveria tranzitore është e mundur”, Borchardt flet për Reformën Zgjedhore: Listat e hapura do ishin hap pozitiv

27/02/2020, 12:02
ne Politike
A A
"Qeveria tranzitore është e mundur", Borchardt flet për Reformën Zgjedhore: Listat e hapura do ishin hap pozitiv

Ulja në tryezën e reformës zgjedhore të të gjitha palëve politike në Shqipëri për kreun e Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Ambasadorin Bernd Borchardt, përbën një lajm shumë të mirë. Por palët mbeten ende larg arritjes së kompromisit më madh. Një ndër pikat që ka ndarë mazhorancën dhe opozitën jashtëparlamentare lidhet me propozimin e kësaj të fundit për krijimin e një qeverie tranzitore para zgjedhjeve. Në opinionin e Ambasadorit Borchardt, kjo mund të jetë një zgjidhje.


-Lexo edhe:

Shtator i nxehtë për Metën e Berishën/ Alibeaj mesazh për t’u ndarë nga e shkuara komuniste, mobilizon demokratët në bazë

Shqipëria dorëzoi në KiE rezolutën kundër raportit të Dick Martyt, Rama kërkon zbulimin e së vërtetës: Të vihet drejtësi!

“Nuk është rekomandim i ardhur nga OSBE/ODIHR-i, megjithatë një qeveri teknike përpara zgjedhjeve do të ishte, në parim, një zgjidhje e mundshme. Keni shembullin e Maqedonisë së Veriut, me kushte specifike edhe atë të Greqisë, pra është e mundur, por vendimet i merr politika shqiptare dhe ne nuk japim opinion as pro dhe as kundër.”

Ndarja e krimit nga politika, pjesë e kalendarit të punës së reformës zgjedhore, sipas Ambasadorit Borchardt mund të arrihet përmes krijimit të një strukture të pavarur për të trajtuar pretendimet pwr presionet mbi administratën dhe abuzimin me burimet publike në procesin zgjedhor.

“Më lejoni t’ju jap një përgjigje në dy nivele të ndryshme: Së pari, hapi më i mirë për të rikthyer besimin te kandidatët do të ishte që partitë të paraqisnin kandidatë të pastër. Ligji i ashtuquajtur i dekriminalizimit u lejon partive që të kontrollojnë kandidatët e tyre të mundshëm, përmes prokurorisë, shumë përpara zgjedhjeve. Aspekti i dytë është se, sigurisht, duhet të trajtohen krimet elektorale.

Merrni shembullin e presionit ndaj administratës publike: ODIHR-i rekomandoi fuqishëm krijimin e një strukture të pavarur për të trajtuar pretendimet e presionit mbi administratën dhe abuzimin me burimet publike në procesin zgjedhor. Reforma zgjedhore mund ta krijojë një strukturë të tillë, si edhe një procedurë me të cilën punonjësit e administratës mund të denoncojnë çdo presion politik ose abuzim të burimeve. Këta denoncues duhet të gëzojnë më pas statusin e një sinjalizuesi.”

Kreu i Prezencës së OSBE-së nuk është i prirur të thotë se cili nga sistemet zgjedhore është i duhuri. Por ai pranon se prezantimi i partive politike me lista të hapura, do të ishte një hap pozitiv.

“E para është që OSBE-ja dhe ODIHR-i bëjnë rekomandime për përmirësimin e kodeve zgjedhore, por ne nuk u sugjerojmë shteteve se çfarë sistemi zgjedhor të kenë. E dyta është se sistemi zgjedhor është shumë i rëndësishëm për lidhjen mes kandidatit dhe zgjedhësit, elektoratit të tij, dhe më vonë midis deputetit dhe njerëzve që votuan për të dhe partitë e tyre. Sa më të forta të jenë partitë në sistemin zgjedhor, aq më i fortë është roli i tyre në politikë. Unë personalisht – dhe kjo është pika ime e tretë – pra, unë personalisht simpatizoj një sistem që krijon një lidhje të fortë midis kandidatit dhe elektoratit të tij. Listat e hapura mund të jenë një opsion i tillë.”

Në intervistën dhënë për News24, Ambasadori Borchard shprehet mbi mundësinë e kalimit përmes një procesi vetting-u të kandidatëvee në zgjdhje. Kreu i Prezencës së OSBE-së mbështet depolitizimin e administratës zgjedhore, e cila sipas tij nuk duhet të jetë në dorën e partive politike. /BW

ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Kryesore

Shtator i nxehtë për Metën e Berishën/ Alibeaj mesazh për t’u ndarë nga e shkuara komuniste, mobilizon demokratët në bazë

13/08/2022, 16:34
Foto Ilustruese
Politike

Shqipëria dorëzoi në KiE rezolutën kundër raportit të Dick Martyt, Rama kërkon zbulimin e së vërtetës: Të vihet drejtësi!

13/08/2022, 14:26
Udhërrëfyesi i negociatave, Greqia mund t’i bllokojë kurdo bisedimet për detin
Politike

Udhërrëfyesi i negociatave, Greqia mund t’i bllokojë kurdo bisedimet për detin

13/08/2022, 13:45
Vuçiç, Kovaçevski dhe Rama më 1 shtator e hapin “Vizioni i verës në Ballkanin e Hapur” në Beograd
Politike

Vuçiç, Kovaçevski dhe Rama më 1 shtator e hapin “Vizioni i verës në Ballkanin e Hapur” në Beograd

13/08/2022, 13:14
Radha kilometrike në Kakavijë, Meta thirrje Ramës dhe Xhaçkës: Flisni me palën greke, qytetarët të mos trajtohen si njerëz pa atdhe!
Politike

Radha kilometrike në Kakavijë, Meta thirrje Ramës dhe Xhaçkës: Flisni me palën greke, qytetarët të mos trajtohen si njerëz pa atdhe!

13/08/2022, 10:48
Politike

“Duhet të hapim dosjet”, deputetja e PD: Ka ardhur momenti të mësojmë të vërtetën për spiunët e Sigurimit

12/08/2022, 21:46
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Punëtorët e Ballshit mbyllin grevën përkohësisht pas 11 ditësh, kompania u kalon tre nga rrogat e prapambetura

Punëtorët e Ballshit mbyllin grevën përkohësisht pas 11 ditësh, kompania u kalon tre nga rrogat e prapambetura

Forca e Ligjit ‘godet’ në Tiranë, OFL i dërgon formularin e pasurisë Arben Frrokut dhe 2 ‘të fortëve’ nga Shijaku

Forca e Ligjit ‘godet’ në Tiranë, OFL i dërgon formularin e pasurisë Arben Frrokut dhe 2 ‘të fortëve’ nga Shijaku

Lajmi i Dites

Kleçka e dosjeve të reja të Ilir Metës që u depozituan në SPAK

Kleçka e dosjeve të reja të Ilir Metës që u depozituan në SPAK

12/08/2022, 14:27

Lajmet e fundit

Shfaqja 388-vjeçare që vazhdon të jepet edhe sot

13/08/2022, 17:01

Gruri nga Ukraina erdhi në Durrës, por inflacioni do të vijojë; çmimi i bukës nuk do të ulet

13/08/2022, 16:51

Shtator i nxehtë për Metën e Berishën/ Alibeaj mesazh për t’u ndarë nga e shkuara komuniste, mobilizon demokratët në bazë

13/08/2022, 16:34

Salman Rushdie në gjendje të rëndë, futet në intubim; shkrimtari rrezikon të humbasë shikimin për shkak të sulmit me thikë

13/08/2022, 16:09

Harruan vajzën brenda në makinë, 8-vjeçarja në Greqi ndërron jetë nga nxehtësia

13/08/2022, 15:55

Lufta antikorrupsion e Partisë së Lirisë dhe çeta e të arrestuarve/ Ja lista me drejtorët dhe besnikët e Metës që përfunduan në pranga

13/08/2022, 15:40
Currently Playing

Fortex

Fortex

00:00:08

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

    The Instagram Access Token is expired, Go to the Customizer > JNews : Social, Like & View > Instagram Feed Setting, to refresh it.

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In