Aktualitet16 Gusht 2022, 14:16

· Shkupi

Shkruar nga Pamfleti
· Shkupi

Shkup, 16 gusht  – Qeveria solli masa për kursim të rrymës deri 15 për qind – për amvisëritë dhe kompanitë janë paraparë rekomandime, ndërsa për institucionet shtetërore detyrime konkrete të cilat duhet të respektohen sepse në të kundërtën do të pasojnë sanksione.

Siç kumtoi sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, masat do të hyjnë në fuqi prek 1 shtatorit të këtij viti, ndërsa do të vlejnë deri më 31 mars të vitit 2023.

“Para nesh është një nga dimrat më të rëndë në planin energjetik, jo vetëm për ne, por edhe për të gjitha vendet në rajon, si dhe në Evropë. Në mënyrë që më lehtë të përballemi me atë që na pret, për furnizim të papengueshëm me energji elektrike, shpenzim racional dhe fatura më të ulëta, përgatitëm plan dhe rekomandime për kursim të rrymës. Masat janë ndarë në disa kategori, varësisht nëse bëhet fjalë për amvisëri, kompani apo objekte, institucione dhe ndërmarrje në pronësi shtetërore. Qëllimi është ulja e konsumit për 15 për qind krahasuar me muajin e njejtë vitin e kaluar. Nëse nuk arrihet ky qëllim, do të pasojnë, në pajtim me kodin etik dhe të gjitha dekretet, sanksione të caktuara për të gjithë udhëheqësit e institucioneve”, theksoi Bekteshi.

Çkyçja e ndriçimit dekorues të fasadave të objekteve publike dhe përmendoreve kulturore, fikja e poçeve elektrike kur ka mjaft ndriçim ditor, në sezonin të ftohjes klimat të vendosen jo më ulët se 27 gradë, ndërsa në sezon të ngrohjes jo më lartë se 20 gradë, të çkyçen kompjuterët pas punës, rregullisht të ndërrohen filtrat e trupave ngrohës dhe pajisjeve klimatike, të printohen vetëm materialet e nevojshme, të zëvendësohen dritaret me të tilla energjetike efikase, janë vetëm disa nga rekomandimet për institucionet shtetërore.

Hollësi për masat në konferencë për shtyp në Qeveri pritet të kumtojë edhe drejtori i përgjithshëm i SHA EMV, Vasko Kovaçevski.

Shkupi