Aktualitet11 Maj 2022, 18:29

Qeveria zbaton vendimin e Strasburgut, dëmshpërblen familjarët e viktimave të Gërdecit

Shkruar nga Pamfleti
Qeveria zbaton vendimin e Strasburgut, dëmshpërblen familjarët e

Qeveria ka zbatuar sot një vendim të Gjykatës së Strasburgut, për shpërblimin e familjes Laçi, e prekur nga tragjedia e Gërdecit.

Mustafa Laçi humbi bashkëshorten nga shpërthimi tragjik dhe e ndoqi çështjen deri në Strasburg. Në vitin 2021 Strasburgu vendosi që ai të dëmshpërblehet me 10 mijë e 500 euro.

Mustafa Laçi humbi të shoqen, Nafije Laçin në tragjedinë e Gërdecit në 15 mars 2008, pas shpërthimit të depos së demontimit të armëve. Pagimi i shumës së depozituar do të bëhet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë pas paraqitjes së dokumentacionit të nevojshëm ligjor për kryerjen e pagesave nga buxheti i shtetit, brenda afatit 3-mujor nga dita kur vendimi i Gjykatës është bërë përfundimtar.

Vendimi

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Aktualitet Gërdeci strasburgu