Politike 7 Korrik 2022, 17:36

“Qeveritë nuk rrëzohen me protesta”, Kastriot Çipi: Berisha nuk mund të vijë në pushtet pa premtuar ndryshim të sistemit

Shkruar nga Pamfleti
“Qeveritë nuk rrëzohen me protesta”, Kastriot Çipi:

Aktivisti demokrat Kastriot Çipi ka deklaruar se Berisha nuk mund të vijë në pushtet pa premtuar ndryshim të sistemit. Lidhur me tubimin sot, ai tha se kjo protestë nuk synon të rrëzojë qeverinë pasi edhe po të bëhen një milion protestues e të qëndrojnë për tre muaj, nuk e jep dorëheqjen Rama.

Aktivisti u shpreh në “Top Channel” gjithashtu se protesta nuk është e organizuar siç duhet pasi nuk mund të bazohet vetëm në kritikën e fakteve, por duhet të ofrojë plane alternative

Kastriot Çipi: Masakra e parë që ne kemi bërë si komb është amendimi kushtetues i 2008, janë bërë të padrejta ndryshimet e kushtetutës, por masakra më e madhe është bërë në 2008 me prishjen e sistemit zgjedhor.

Për këtë unë pres që Berisha të kuptojë një gjë, që nuk vjen në pushtet pa premtuar ndryshim të sistemit. Disa gjëra nuk i bën dot pa qenë në pozitë, duhet të hapë një dialog me shoqërinë civile dhe të mbërrijë tek draftet, tek projektet e shkruara. Duhet të thotë që unë premtoj si politikan po të më jepni votën unë do ta bëj këtë ligj ditën e parë sa të jetë në pushtet. Këtë debat nuk e ka filluar akoma, nëse nuk e fillon unë do të jem kundër Berishës.

A mund të ketë protesta e sotme një efekt ndaj Ramës?

Kastriot Çipi: Qeveritë nuk rrëzohen nga protestat, as këtu as në ndonjë vend tjetër. Që pas 2008 nuk rrëzohet dot një qeveri me protesta, sepse partitë janë formacione ushtarake dhe kryetarët janë gjeneralë. As një protestë me një milion veta në shesh, as tre muaj rresht protestë nuk e rrëzojnë Ramën, nuk e jep dorëheqjen ai. Por ajo që duhet bërë sot është të fillojmë dialogun për sistemin që të mos kemi një Ramë tjetër nesër. Protesta nuk mund të përqendrohet vetëm tek kritika e fakteve.

Rama ka thënë në tetor presim një dimër të tmerrshëm për mungesën e energjisë. Nga opozita nuk kam dëgjuar asnjë artikulim se si do ta zgjidhë këtë problematikë. Unë dua që opozita të dalë me plane alternative.

Politike 3berisha 3Cipi Protestë