Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, duket se po e shijon në maksimum romancën e saj të dashurisë.
Si dëshmi për këtë janë fotot e videot që ajo publikon ku shihet pranë të dashurit të saj regjisor, Keyan Safyari.
Në fotot e videot në fjalë, Bebe është treguar pa komplekse, madje nuk ka ngurruar të ndajë momente intime me Keyan. Së fundmi ajo ka publikuar në “InstaStory” një foto ku shihet në shoqërinë e personave të saj më të dashur.
Artistja ndau me fansat një moment të shkurtër intim, ku shfaqej duke i dhënë një puthje të ngrohtë të dashurit të saj në buzë.
Para pak kohësh, vajza me origjinë dibrane publikoi foto në plazh, ku u kritikua shumë për format aspak elegante të trupit, ndërsa kësaj radhe ka zgjedhur të publikojë foto duke u puthur në buzë, për të treguar se lidhja ende po funksionon.
Urojmë ta lerë me kaq, se po na tregoi çdo detaj, do e çensurojë dhe Instagrami.