Aktualitet29 Prill 2019, 21:41

Qorri: Rama me Bashën po luajnë poker dhe nuk bëjnë dot pa njëri-tjetrin

Shkruar nga Pamfleti
Qorri: Rama me Bashën po luajnë poker dhe nuk bëjnë dot pa

Pedagogu Arlind Qorri i ftuar në emisionin “360 Gradë”deklaroi se palët politike, udhëhequr nga krerët e tyre, Rama dhe Basha po luajnë poker me njeri-tjetrin. Gjithçka që ata artikulojnë, sipas Qorrit është një lojë politike për t’i marrë tjetrit sa më shumë të jetë e mundur, megjithëse ata nuk bëjnë dot pa njëri tjetrin.

Pjesë nga biseda në studio:

“Ramës i intereson të luajë me rregullat e vjetëra dhe të dalë fitimtar. Palët nuk do ti marrin fjalët e Ramës apo Bashës, si të vërteta të tyre të plota. Gjuha është është performative, pra nëpërmjet gjuhës duan të krijojnë një lloj realiteti. Pra duan të rrisin pazarin në negociatat e mundshme. Po ta vësh re Basha thotë do bëjmë revolucion, Rama thotë do të fitojmë 100%. Në fakt asnjërës palë nuk i intereson kjo gjë. Ramës nuk i intereson të fitojë 100% sepse pesah e pushtetit do ta fundosë. Ndërkohë që Bashës nuk i intereson revolucioni sepse si mund të kërkojë revolucion një parti që do të rrezikonte pastaj privilegjet dhe pasuritë e veta të tyre. Palët janë duke luajtur poker me njera-tjetrën, duke fshehur disa karta. Por unë mendoj që në fund fare ata do të arrijnë një lloj kompromisi.” – tha Qorri.

Aktualitet