
QSUT bleu batanije të përdorura nga Hotel “Victoria” i trafikantit Ervin Mata dhe strehë e Talo Çelës
Gjatë viteve 2015-2020, kryeministri Rama dhe ministrat, kanë organizuar aktivitete në hotel “Victoria”, madje 5 herë mbledhje e bankete ka bërë edhe SHISH, megjithëse e di që krye-trafikanti Ervin Mata do financojë 32 milionë Euro të ardhura nga trafiku i kokainës, për ndërtimin e kullës “Ekspozita Building” në Tiranë me leje të dhënë nga Babloku
Nuk është rastësi, që në çdo koncesion, leje ndërtimi kullash, privatizim, tenderë, përfshihen e pranohen personazhe të botës së krimit, që lidhen në interesa e punë të pista me kryeministrin Edi Rama.
Një tender në vlerë 84 milionë lekë nga QSUT, që më shumë konfirmon këto lidhje, i është dhënë hotel “Victoria” të “Rruga e Dibrës”, me pronar krye-trafikantin Ervin Mata të njohur si “Boli i kokainës”.
Sipas informacionit, QSUT do blejë batanije e çarçafë të përdorur, të cilët hotel “Victoria” i krye trafikantit Ervin Mata i ka nxjerrë jashtë përdorimit, ndërkohë që sipas protokollit higjeno-sanitar, ndalohet kategorikisht blerja e materialeve të përdorur për fjete në spital.
Kujtojmë, se hotel “Victoria” ka shërbyer si bazë për fshehjen e Talo Çelës, kreu i bandës së Elbasanit dhe mik i Taulant Ballës; i cili është takuar e ka darkuar në atë hotel edhe me Ardi Veliun, i cili e njoftonte paraprakisht për aksionet e policisë.
Ndërsa gjatë viteve 2015-2020, kryeministri Rama, ministrat dhe drejtorët qendrorë, kanë organizuar konferenca kombëtare e ndërkombëtare në hotel “Victoria”, madje atje ka organizuar mbledhje e bankete edhe SHISH.
Agjencitë e huaja partnere, kanë konstatuar se krye-trafikanti Ervin Mata ka financuar 32 milionë Euro të ardhura nga trafiku i kokainës e nga korrupsioni i qeveritarëve të lartë, për ndërtimin e kullës “Ekspozita Building” në Tiranë. /Pamfleti