Aktualitet 9 Shkurt 2023, 13:13

QSUT dënon dhunën ndaj mjekes: Pacientët dhe familjarët të na mbështesin, jo të na sulmojnë

Shkruar nga Pamfleti
QSUT dënon dhunën ndaj mjekes: Pacientët dhe familjarët

QSUT dënon dhunën ndaj mjekes: Pacientët dhe familjarët të na mbështesin, jo të na sulmojnë

Qendra Spitalore Universitare në Tiranë ka reaguar pas dhunimit të mjekes një ditë më parë nga dy persona, teksa ishte në krye të detyrës.

QSUT deklaron se dënojnë dhunën ndaj koleges së tyre dhe kërkojnë mbështetje nga çdo pacient dhe familjar në punën e tyre, në mënyrë që shërbimi të vijojë normalisht.

Deklarata e plotë

Shërbimi Infektiv në QSUT “Nënë Tereza” është një ndër shërbimet pararojë që punon me përkushtim ndaj çdo pacienti.

Nisur nga rasti i dhunshëm ndodhur së fundmi ndaj koleges sonë, ne dënojmë dhunën ndaj bluzave të bardha dhe kërkojmë mbështetjen në punën tonë të çdo pacienti dhe familjari, në mënyrë që shërbimi të vijojë normalisht dhe në cilësinë e duhur.

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” do të vijojë të mbështesë maksimalisht stafet mjekësore në punën e tyre të palodhur duke garantuar sigurinë në vendin e tyre të punës dhe mbrojtjen e dinjitetit profesional të mjekut në shoqëri.

Ditën e djeshme dy persona goditën gjatë detyrës një mjeke të pavionit të Infektivit. Në pranga u vunë Igli Spahija dhe Bledar Bali, të cilët, në ambientet e spitalit QSUT, dhunuan mjeken e spitalit infektiv, duke hedhur akuza se ajo kishte neglizhuar kurimin e një të afërmi të tyre. Ata gjithashtu dëmtuan dyer e dritare të këtij spitali. Të dy dhunuesit u vunë në pranga dhe mësohet se nuk u janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë.

Aktualitet #dhuna ndaj mjekes #reagimi QSUT