Aktualitet28 Qershor 2022, 17:25

QSUT në kolaps, 4 mjekë për 300 pacientë; nuk ka krevate dhe barrelat janë të dëmtuara

Shkruar nga Pamfleti
QSUT në kolaps, 4 mjekë për 300 pacientë; nuk ka krevate dhe

Ambulancat me të sëmurë nuk pushojnë në Urgjencën e QSUT. Ndodh, që para hyrjes mbërrijnë 5 Urgjenca njëherësh. Nuk mungojnë as mjetet e vogla që sjellin familjarët e tyre të sëmurë.

Në 24 orë, numri i atyre që kërkojnë ndihmë për probleme të ndryshme, shkon deri në 327, shifra rekord që u regjistrua ditën e hënë. Dhe për këta njerëz ka vetëm 4 mjekë roje në dispozicion.

Nuk është se ka limit të përballimit të urgjencave, por 4 mjekët të ekipit të rojës, 2 mjek primar dhe 2 mjek specializantë bëjnë të maksimumin dhe 24 orë janë në këmbë. Nëse do hapej urgjenca infektive ne do na lehtësonte punën për përballimin e rasteve të tjera që janë të shumta”, tha mjeku infeksionit në QSUT, Petrit Gjorgji.

Për mjekun infeksionit Petrit Gjorgji, ky fluks është i pa përballueshëm për kapacitetet që ka urgjenca. Nuk ka krevate, dhe as barrela

“Reparti ditor ka 8 dhoma me nga 2 krevate, 16. Pjesa e korridorit nuk ka kapacitet fiks. Shpesh herë ka dyndje të pacientëve dhe na bien e dhe në shesh sepse nuk ka aq shumë barela sa fluks ka. Barelat që kanë ardhur para 4-5 vitesh apo 7 vitesh janë të amortizuara. I kanë 4 rrota, por lëvizin me të shtyme me zor, janë të amortizuara”, tregoi mjeku.

Por e keqja nuk qëndron vetëm tek krevatet. Në sallën e urgjencës që mbërrijnë  të sëmurët, monitorët që masin parametrat jetësore janë dëmtuar. Mungojnë shiringa elektrike për injektimin e ilaçeve

“S’kemi as tela monitorësh. Ato të vjetrit që janë të amortizuara. Shteti shqiptar, përderisa po çan tunelet të sjellin dhe barelat, edhe monitorët. Edhe shiringat elektrike nuk i kemi në punë”, tha ai.

Mjeku Gjorgji bën thirrje që për të shmangur pritjen e gjatë, pacientët mos të paraqiten në urgjencë për probleme të vogla

“Mirë do ishte që këto raste të mos vijnë në urgjencë për të shtuar numrin e rasteve, sepse ne nuk kemi kapacitete për të përballuar 300 raste a më shumë”, përfundoi Gjorgji.

Në këtë stinë, shkaqet për të cilat kërkohet më tepër ndihma e shpejtë, janë helmimet ushqimore dhe temperaturat e larta për shkak të infeksioneve. /Shqiptarja.com

Aktualitet kolaps paciente QSUT

Aktualitet