Aktualitet26 Dhjetor 2022, 07:19

QUINT-i ultimatum Vuçiç: Ke 24 orë kohë për të hequr barrikadat në veri të Kosovës, ndryshe Albin Kurti do të marrë “dritën jeshile”

Shkruar nga Pamfleti
QUINT-i ultimatum Vuçiç: Ke 24 orë kohë për të

Ambasadorët e QUINT-it i kanë dërguar Serbisë një ultimatum, bëjnë të ditur mediat që kontrollohen nga Aleksandar Vuçiç.Sipas tyre ambasadorët e QUINT (SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania e Italia) i kanë dërguar ultimatum presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, sonte duke i kërkuar heqjen e barikadave për 24 orë.

Shefi i kabinetit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela ka akuzuar mediat pro regjimit të Serbisë se po tentojnë të nxisin konfrontim të armatosur në Kosovë, nëpërmjet lajmeve për tensionim të situatës në Zubin-Potok.

Ai ka shkruar në Twitter se Policia e Kosovës nuk është e përfshirë në asnjë përleshje, duke shtuar se strukturat ilegale dhe kriminale të Serbisë “po gjuajnë me armë”.

“Mediat pro regjimit të Serbisë janë në përpjekje për të nxitur konfrontim të armatosur në Kosovë, duke raportuar në mënyrë të rreme se përleshjet po ndodhin pranë Zubin Potokut. Policia e Kosovës nuk është përfshirë në asnjë përleshje. Strukturat ilegale dhe kriminale të Serbisë po gjuajnë me armë”, shkroi ai në një reagim në Twitter.

? #Serbia’s pro-regime media are in overdrive to instigate armed confrontation in #Kosovo, falsely reporting that skirmishes are taking place near Zubin Potok.

Kosovo Police is not involved in any skirmishes. Serbia’s illegal and criminal structures are firing weapons. pic.twitter.com/hyWtCM9iny

— Blerim Vela (@Blerim_Vela) December 25, 2022

Në ditën e 16-të të barrikadave në veri të Kosovës, mbrëmjen e djeshme u raportua se një ekip i KFOR-it është sulmuar në Zubin-Potok. Lajmi bëhet i ditur nga media kosovare . Sipas mediave në Prishtinë, ushtarët e misionit paqeruajtës që raportohet të jenë sulmuar në Zubin Potok janë nga Letonia.

Megjithatë, policia e Kosovës thotë se nuk ka pasur shkëmbim zjarr në Zubin-Potok.

Nuk ka pasur ndonjë sulm ndaj Policisë së Kosovës, e as nuk ka pasur ndonjë shkëmbim zjarri mes Policisë së Kosovës, apo ndonjë grupi, PK-ja nuk ka pasur shkëmbim zjarri ndaj askujt”, tha zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

Por mediat serbe  “Kurir” dhe “Novosti” kanë publikuar një video të marrë nga rrjetet sociale, për të cilën pretendojnë se është regjistruar gjatë të shtënave, të cilat dyshohet se kanë ndodhur në Zubin-Potok gjatë kësaj mbrëmjeje. Në video dëgjohen shumë të shtëna radhazi.

QUINT-i ultimatum Vuçiç

Ambasadorët e QUINT-it i kanë dërguar Serbisë një ultimatum, bëjnë të ditur mediat që kontrollohen nga Aleksandar Vuçiç.

Sipas tyre ambasadorët e QUINT( SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania e Italia) i kanë dërguar ultimatum presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, sonte duke i kërkuar heqjen e barikadave për 24 orë.

Siç raportohet, serbët duhet t’i heqin barrikadat, në të kundërtën “Albin Kurti do të marrë “dritën jeshile” për të dërguar forcat e tij speciale për heqjen e tyre”, raportojnë këto media.

Si u përshkallëzua situata në veri të Kosovës?

Disa serbë në veri të Kosovës, që nga data 10 dhjetor ngritën barrikada dhe bllokuan rrugët që të çojnë drejt pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.

Këto veprime i ndërmorën pasi policia e Kosovës arrestoi ish-pjesëtarin e këtij institucioni, Dejan Pantiç, nën dyshimet se ishte përfshirë në sulmet kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës dhe atyre policorë.

Sulmet ndodhën teksa KQZ-ja po bënte përgatitje për zgjedhjet lokale në komunat veriore: Leposaviç, Zveçan, Mitrovicë e Veriut dhe Zubin Potok. Zgjedhjet u shpallën pasi kryetarët e komunave dhe përfaqësues të tjerë serbë u larguan nga vendet e punës në fillim të nëntorit, duke kundërshtuar një vendim të Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar qarkullimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia.

Përfaqësuesit serbë, të mbështetur nga Beogradi zyrtar, i kundërshtuan edhe zgjedhjet, që fillimisht u planifikuan për datën 18 dhjetor. Për shkak të situatës së tensionuar, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i shtyu ato për në prill të vitit të ardhshëm. Autoritetet e Kosovës akuzuan “bandat kriminale serbe, të udhëhequra nga Beogradi”, për disa incidente me armë zjarri dhe shok-bomba që ndodhën ditëve të fundit në veri. Zyrtarët serbë thanë se udhëheqësit e Kosovës po përpiqen “t’i dëbojnë” serbët nga veriu./Pamfleti

Kryesore #tensionet ne veri Kurti presidenca e Kosovës Quint Vucic