Showbiz 1 Shkurt 2023, 18:47

“Qurravitet kot”, Luizi nuk bindet nga lotët e Oltës: Është aktore, po ta kishte seriozisht dilte nga shtëpia

Shkruar nga Pamfleti
“Qurravitet kot”, Luizi nuk bindet nga lotët e Oltës:

Surpriza që iu bë Olta Gixharit dje në “Big Brother”, ku përmes një ekrani u shfaq djali i saj 2-vjeç, preku tej mase aktoren.

Ndonëse ajo nuk e dha veten mbrëmjen e shkuar në spektakël, ky mëngjes ishte i vështirë për të, pasi e ndjen shumë mallin për të voglin e saj. Duke folur me Valbonën, Olta u shpreh se është shumë e mërzitur, ndërsa u ngrit nga tavolina dhe bëri disa xhiro rreth pishinës me lot në sy.

Olta më pas u ul në një cep të oborrit dhe nisi që qante me dënesë. Valbona dhe Armaldo u afruan pranë saj dhe u përpoqën ta qetësojnë. Ajo deklaroi disa herë se do të lërë shtëpinë.

Por ndër skeptikët për lotët e Oltës ishte Luizi. Në një kohë kur një pjesë e madhe e banorëve u afruan për ta qetësuar dhe shprehën “keqardhje” për të, Luizi tha se ajo qurravitet kot dhe se nëse vërtetë është mërzitur këtu brenda dhe ka lënë gjëra të rëndësishme jashtë, mund të dalë.

Kristi i tha Luizit se nuk mund të mendojë ashtu sepse ajo është femër. Edhe Armaldo i tha Luizit se nuk mund ta cilësojë si qurravitje këtë situatë.

Ky i fundit shtoi se Olta është aktore, duke shprehur në këtë mënyrë mosbesim për lotët e saj. Por, Armaldo tha se fakti që është aktore, nuk domethënë që mos të besojmë te gjendja e saj dhe se ai nuk e shikon si qurravitje.

Më pas Olta dhe Luizi dy patën një bisedë të shkurtër “kokë më kokë” në oborr, ku këngëtari u përpoq t’i japë disa këshilla. Kjo për faktin se ajo reagon me gjaknxehtësi ndaj situatave apo komenteve të ndryshme.

Një rast që u përmend nga Luizi ishte debati me opinionisten Zhaklin Lekatarin mbrëmjen e kaluar. Jo vetëm mbrëmë, por thuajse në çdo ‘Prime’, Olta ka mendime të kundërta me Zhaklin.

Luizi i tha asaj që mos t’i marrë për keq këshillat apo komentet e Zhakut, pasi ajo nuk i flet me tendencë, aq më tepër që gjithmonë i ka mbrojtur gratë dhe vajzat

Reality Show debate lot luizi Olta Gixhari