Bota24 Shkurt 2022, 19:19

Qytetarët rusë protestojnë kundër luftës me Ukrainën, policia arreston 735 persona

Shkruar nga Pamfleti
Qytetarët rusë protestojnë kundër luftës me

Të paktën 735 persona janë arrestuar gjatë protestave kundër luftës me Ukrainën në të gjithë Rusinë, të enjten.

Protestat shpërthyen që prej fillimit të sulmeve ruse ndaj Ukrainës.

Protestues në 40 qytete u arrestuan, sipas OVD-Info, e cila gjurmon arrestimet në mitingjet e opozitës. Më shumë se 330 persona janë arrestuar në Moskë, thuhet në deklaratë.

Nëpër media të pavarura në Rusi dhe në rrjete sociale janë shfaqur imazhe të policisë ruse duke arrestuar demostruesit në protestën kundër luftës që po zhvillohet në sheshin Pushkinskaya të Moskës qendrore.

Një imazh i marrë nga një fotograf i AFP-së në vendngjarje, tregon policët që ndalojnë një burrë i cili mbante një pankartë ku shkruhej: “Jo luftës me Ukrainën! Putin të japë dorëheqjen”.

Imazhet e tjera tregojnë oficerët e policisë që kanë bllokuar sheshin. Një gazetar i Guardian në vendngjarje tha në Twitter se ka një “prezencë shumë të madhe policësh” në zonë.

Në SHBA, një tubim pro-ukrainas pritet të zhvillohet jashtë Shtëpisë së Bardhë në Uashington DC, në orën 16:30 me orën lokale (21:30 GMT).

Protesta kundër luftës ka pasur të enjten në shumë vende të Evropës përpara ambasadave ruse, përfshi edhe Shqipërinë.

Bota #pushtimi i Ukraines Biden bombardime Civilet Emergjencë gazetarët Kiev lindja Lufte NATO Per;ndimi Protestë Putin raketa rendi botëror Rusi Sulm ukrainasit Ukrainë.