Ekonomi12 Korrik 2022, 10:01

Qytetarët varfërohen, shteti pasurohet/ Qeveria Rama arkëton 400 mln euro shtesë falë rritjes së çmimeve

Shkruar nga Pamfleti
Qytetarët varfërohen, shteti pasurohet/ Qeveria Rama arkëton 400

Shkruan Aranit Muraçi

Me rritjen e pandalshme të çmimeve, çdo familje shqiptare duhet të shpenzojë më shumë nga të ardhurat që siguron në kohë krize për të blerë të njëjtat produkte që blinte një vit më parë.

Sipas INSTAT inflacioni ishte 7.4% në muajin qershor, ndërsa një vit më parë, në të njëjtën periudhë, rritja e çmimeve ishte minimale prej 1.6%. Familjet shqiptare duhet të heqin më shumë para për t’u ushqyer se qytetarët e tjerë në rajon e Europë. Si rrjedhojë, një rritje e çmimeve të ushqimeve rëndon më shumë buxhetet e familjeve shqiptare. Ushqimet dhe pije joalkoolike kanë shënuar rritjen e dytë më të lartë, me 12.6% pas transportit (26.9%).

Për shkak të peshës më të lartë që zënë në buxhet, në raport me transportin (6.2%), shtrenjtimi i ushqimeve rëndon më shumë. Rritjen më të lartë sipas INSTAT e kanë shënuar “Vajra dhe yndyrna”, me 30.3%; “Bukë dhe drithëra”, me 19.1%; “Qumësht, djathë dhe vezë”, me 18.5%; “Zarzavate përfshirë patatet”, me 9%.  Një familje mesatare me 3.6 persona shpenzonte në muaj rreth 84 mijë lekë, sipas Anketës së Buxhetit të Familjes të INSTAT, të dhënat më të fundit të së cilës i referohen vitit 2020. Rreth 42% e kësaj shume, apo rreth 35 mijë lekë, një familjeje i duhen çdo familje shqiptare për të plotësuar nevojat bazike për ushqim. Me shtrenjtimin prej 12.6%, për të njëjtën sasi ushqimesh, një familje duhet të shpenzojë gati 50 mijë lekë, apo gati 5 mijë lekë më shumë.

Për 769 mijë familje që ka vendi ynë, shpenzimet shtesë për ushqime vlerësohet të jenë rreth 37-38 miliardë lekë, vetëm për muajin qershor, apo rreth 30 milionë euro, që kanë dalë nga buxhetet familjare për të plotësuar këto nevojë të domosdoshme bazike për të jetuar.

Ekonomi 400 mln euro të ardhura shtesë kriza e cmimeve Qeveria Rama