Aktualitet 1 Dhjetor 2022, 21:01

Qytetari apel Berishës: Të nisim revoltë në burgje, nuk rrëzohet Rama me protesta paqësore

Shkruar nga Pamfleti
Qytetari apel Berishës: Të nisim revoltë në burgje, nuk

Nuk kanë fund të papriturat në takimet e Sali Berishës. Sot ai ishte në një takim me banorët e njësive 1 dhe 3 në Tiranë, por një qytetar ka kërkuar që të merren masa ekstreme për të rrëzuar Ramën.

I identifikuar si Sokol Nikleka, ai ka propozuar që të nisin një revoltë në burgje, gjë që më pas do sjellë dhe përmbysjen e qeverisë. Qytetari përmendi dhe faktin që dy nga familjarët e tij, i ka ende në burg, të dënuar për vrasje.

Përshëndetje doktor Berisha, jam Sokol Nikleka nga Nikaj Mërturi. Dua të flas për kërkesat e këtij populli. Të gjitha zgjidhen me revolucion, o vdekje, o liri. Nuk karrugë tjetër. Unë i kam ndjekur protestat, shko atje, kthehu. Do ikim thote Luli. Ku me shku mer, njerëzit vijnë nga rrethet. Protestat duhet të bëhen të fuqishme. Duhet të çohen burgjet në këmbë. Ne u çu burgjet përmbysin vendin. Thonë nuk bëjnë zë burgjet, por bëjnë. Unë e kam provuar, i kam njerëzit hala në burg për vrasje, i kam dy“, tha qytetari.

Aktualitet Berisha burgje qytetari