Aktualitet20 Maj 2018, 09:53

Ra në Shpellën e Pëllumbasit, policia rinis kërkimet për gjetjen e trupit të të riut

Shkruar nga Pamfleti
Ra në Shpellën e Pëllumbasit, policia rinis kërkimet

Ra në Shpellën e Pëllumbasit, policia rinis kërkimet për gjetjen e trupit të të riut

Policia e Tiranës ka rinisur kurimet për gjetjen e të riut, i cili rezulton i zhdukur prej ditës së djeshme në “Shpellën e Pëllumbasit”

I riu rezulton i zhdukur prej ditëes së djeshme dhe ende nuk dihet nëse është gjallë apo jo.

Xhorxho Seferi, besohet të jetë marrë nga rrjedha e ujit në kanion. 20 vjeçari përfundoi në kanion rreth orës 12:15 minuta të mesditës së të shtunës, bashkë me 21 vjeçarin Fabio Dukagjini, i cili fatmirësisht u nxor prej andej pa pasoja për jetën.

Shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses po punojnë për gjetjen e të riut. Në pamjet e publikuara nga operacioni i shpëtimit, duket edhe terreni i vështirë ku ranë dy të rinjtë.

NGJARJA

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 12:15 të ditës së shtunë, ndërsa dy turistët shqiptarë që kanë rënë nga lartësia janë identifikuar si Xhorxho Seferi dhe Fabio Dukagjini. Menjëherë pas rënies së turistëve në grykën e lumit, janë thirrur forcat e emergjencës, të cilat kanë mbërritur pranë anionit. Në vendngjarje janë paraqitur edhe Forcat Speciale të Shpëtimit, të cilat kanë bërë të mundur nxjerrjen prej grykës vetëm njërin prej dy 21- vjetarëve që u përfshi në aksident. I shpëtuari është Fabio Dukagjini, i cili pas rënies kishte ngecur në grykën e lumit.

Policia tha dje në një njoftim zyrtar se gjendja e tij shëndetë- sorë paraqitet e mirë dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, kërkimet vijuan deri në mbrëmje për të riun tjetër, Xhorxho Seferi. Ky i fundit mendohet se mund të jetë marrë nga rrjedha e lumit dhe mund të ketë humbur ndjenjat. Policia vijoi kërkimet për gjetjen e të riut derisa u err dhe më pas vendosi t’i ndërpresë ato. Kërkimet janë ndërprerë rreth orës 20:00 të ditës së djeshme, ndërsa do të rifillojnë ditën e sotme. Shpresat për ta gjetur të gjallë të riun sa vijnë e zvogëlohen.

Ai dyshohet se është marrë nga rrjedha e lumit Erzen. Nuk dihet ende mekanizmi i ngjarjes, sesi të rinjtë janë rrë- zuar drejt grykës së Erzenit. Pritet që ditën e sotme të merret në pyetje i mbijetuari, pasi të rikuperohet nga plagët në spital. Ajo që dihet me siguri është se dy të rinjtë ishin pjesë e një grupi turistësh që kishin ardhur në Pëllumbas për të vizituar kanionin. Çdo fundjavë, kompani të ndryshme udhë- timesh ofrojnë ture njëditore në kanion, por kjo është hera e parë që ndodhin aksidente të tilla.

“Më datë 19.05.2018, rreth orës 12:15, te Shpella e Pëllumbasit, kanë rënë nga lartësia shtetasit Xh. S., dhe F. D., ( pjesë e një grupi turistësh shqiptar). Shtetasi Xh. S., dyshohet të jetë marrë nga rrjedha e ujit, ndërsa shtetasi F. D., ka mbetur në një grykë kanioni dhe u nxor nga kjo grykë. Ai ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, ka dëmtime të lehta”, thoshte Policia në njoftimin zyrtar të publikuar ditën e djeshme. Ndërkohë, rreth orës 20:00, Policia njoftoi dje se kishte ndërprerë kërkimet për 21- vjeçarin tjetër. Ditën e sotme do të angazhohen edhe

polumbarë për gjetjen e të riut në lumin Erzen. Ndërkohë, janë marrë deklarimet në Polici të dëshmitarëve në vendngjarje, si edhe të personit që i shoqëronte nga agjencia turistike./Panorama

Aktualitet Shpella e Pëllumbasit turisti i zhdukur