
Rada ukrainase thirrje Unionit: Përshpejtoni anëtarësimin, ne jemi të denjë për t'u bërë pjesë e BE-së!
Verkhovna Rada (legjislativi njëdhomësh me 450 deputetë në Ukrainë) dhe krerët e fraksioneve dhe grupeve të ndryshme u kanë kërkuar krerëve të Parlamentit Evropian dhe Komisionit Evropian të promovojnë një pranim të shpejtë të Ukrainës në Bashkimin Evropian.
Përmes një mesazhi kryetari i Radas, Ruslan Stefanchuk, deklaroi se këtë të shtunë se: “Udhëheqja e Verkhovna Radas në Ukrainë dhe përfaqësues të fraksioneve dhe grupeve të ndryshme i kanë kërkuar Presidentes së Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, dhe Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, që të ndihmojnë në përshpejtimin e miratimit nga Komisioni Evropian për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian”- tha Stefanchuk.
“Ukraina po dëshmon se është e denjë për të qenë një anëtare e BE-së”-tha ai, raporton agjencia e lajmeve Interfax.