Sport30 Janar 2022, 16:34

Rafael Nadal mbret me përmbysje, spanjolli shpallet kampion në “Australian Open” dhe shkruan historinë (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Rafael Nadal mbret me përmbysje, spanjolli shpallet kampion në

Rafael Nadal mbret me përmbysje, spanjolli shpallet kampion në “Australian Open” dhe shkruan historinë (Video)

Rafael Nadal arriti të fitonte finalen e Australian Open, duke marrë kështu trofeun e 21-të në karrierë në një turne Grand Slam, një rekord botëror në tenisin për meshkuj. Spanjolli la pas rivalët “e përjetshëm” të tij, Novak Xhokoviç dhe Roxher Federer, të cilët kanë fituar në karrierë 20 trofe Grand Slam. 

 Sfida nisi me një vrull të madh nga rusi, i cili fitoi dy setet e para me shifrat: 2-6, 6-7. Atëherë kur të gjithë mendonin se Medvedev do të shpallej kampion dhe do të merrte kreun e renditjes në ATP, Nadal mendoi të kundërtën. 

Një kthesë e çmendur erdhi nga spanjolli, i cili arriti të fitonte tre setet e mbetura me shifrat: 6-4, 6-4, 7-5. Një fitore që as vetë Nadal nuk mundi ta besonte. 

Më këtë fitore, 35-vjeçari, arrin në 21 tituj Grand Slam në karrierën e tij. 

Another chapter is written ?@RafaelNadal defeats Daniil Medvedev 2-6 6-7(5) 6-4 6-4 7-5 to win his second #AusOpen title in an epic lasting five hours and 24 minutes.

?: @wwos@espn@eurosport@wowowtennis #AO2022 pic.twitter.com/OlMvhlGe6r

— #AusOpen (@AustralianOpen) January 30, 2022

Sport Australian Open Rafael Nadal tensiti spanjoll