alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Ragmi Mustafa: Reciprociteti në letërnjoftime i dëmton shqiptarët e Luginës

29/06/2022, 22:19
ne Aktualitet
A A

Ragmi Mustafa, kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) në Luginën e Preshevës, ka thënë se vendimi i fundit i Qeverisë Kurti për reciprocitet ndaj Serbisë, sa u përket letërnjoftimeve, i dëmton shumë shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.


-Lexo edhe:

”Haberturk”: Një thesar si Riviera Shqiptare

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes përditëson të dhënat: Nga 14 vatra në 24 orët orët e fundit, 3 janë ende aktive

Mustafa në një prononcim për Demokracia.com ka thënë se vendimi i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti është i ngutshëm dhe fillimisht do të duhej që qytetarëve të Luginës së Preshevës t’u mundësohej pajisja me letërnjoftime të Kosovës.

“Unë kujtoj se është një vendim shumë i ngutshëm i Qeverisë Kurti. Paraprakisht, Qeveria Kurti duhet të kishte pranuar që të gjithë shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, t’u ndajë letërnjoftimet e Republikës së Kosovës, sepse iu duhen pa masë. Çfarëdo vendimi për reciprocitet apo mosnjohje të dokumenteve të lëshuara nga Serbia, shqiptarët nuk do të kishin pasur asnjë shqetësim në lidhje me këtë, sepse do të kishin letërnjoftime të Kosovës”, ka thënë Ragmi Mustafa për Demokracia.com.

Ai ka shtuar se kjo masë është e kotë, pasi që serbët nuk janë të interesuar të udhëtojnë për në Kosovë, por shqiptarët e Luginës.

“Kjo që ndodhë, kjo masë, për serbët në Republikën e Serbisë është e kotë, sepse serbët nuk janë të interesuar të vijnë në Kosovë. Kjo nuk do ta dëmtojë Serbinë me 6-7 milionë banorë, sa i dëmton shqiptarët me 70 mijë. Në këtë kohë sidomos, që përcjell bashkatdhetarët tanë që vijnë gjatë verës, kemi shumë lidhje farefisnore me shqiptarët në Gjilan, Prishtinë e Fushë-Kosovë. Kjo do të pamundësojë që vëllai të shkojë te vëllai, motra te motra e miku te miku”, ka thënë ai.

Mustafa për Demokracia.com ka treguar se nuk ka ndodhur më herët që të merren vendime të tilla nga qeveritë e kaluara të Kosovës, pa konsultim paraprak me politikanët në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.

“Kjo është në dëm të shqiptarëve e shumë pak i bëhet dëm serbëve, sepse ata edhe ashtu nuk kalojnë nëpër Kosovë. Nëse duan të shkojnë nëpër Greqi apo Mal të Zi kalojnë në Maqedoni apo pika të tjera kufitare. Sa herë që qeveria merr vendime të tilla, duhet të konsultohet me politikën shqiptare në Luginën e Preshevës. Nuk ka ndodhë ndonjëherë një masë e tillë me qeveritë e kaluara, sepse konsultat kanë qenë në nivel dhe të kohshme”, tha ai për Demokracia.com.

Reciprociteti në letërnjoftime po shihet pengesë e madhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës, veçanërisht tani në sezonin veror kur shumica e tyre i kalojnë pushimet në Shqipëri.

Ndryshe, në mbledhjen e sotme online, Qeveria Kurti II ka vendosur që me shtetasit e Serbisë, përfshirë këtu edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës, të veprojë njësoj sikur Serbia ka vepruar ndaj qytetarëve të Kosovës deri më tash.

“Miratimin e kabinetit qeveritar e mori edhe vendimi sipas të cilit çdo person që paraqitet për kalim të kufirit shtetëror me dokument të identifikimit personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, të pajiset në pikë-kalimet kufitare me një fletë-deklarim që përkohësisht e zëvendëson përdorimin e dokumentit të tillë. Fletë-deklarimi do të krijojë bazë për qarkullim në territorin e Republikës së Kosovës dhe për shfrytëzim brenda institucioneve shtetërore”, është thënë në komunikatën për media të Qeverisë, transmeton Pamfleti.

ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

”Haberturk”: Një thesar si Riviera Shqiptare
Aktualitet

”Haberturk”: Një thesar si Riviera Shqiptare

11/08/2022, 14:31
Foto Ilustruese
Aktualitet

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes përditëson të dhënat: Nga 14 vatra në 24 orët orët e fundit, 3 janë ende aktive

11/08/2022, 13:37
Nuk janë të gjithë njësoj/ Si të blini sigurimin e duhur për shtëpinë tuaj
Aktualitet

Nuk janë të gjithë njësoj/ Si të blini sigurimin e duhur për shtëpinë tuaj

11/08/2022, 12:55
KLP miraton rregulloren për ngritjen në detyrë të prokurorëve, i hapet rrugë plotësimit të vakancave në apel dhe Prokurorinë e Përgjithshme
Aktualitet

KLP miraton rregulloren për ngritjen në detyrë të prokurorëve, i hapet rrugë plotësimit të vakancave në apel dhe Prokurorinë e Përgjithshme

11/08/2022, 10:19
Bizneseve u shkon shkresa e tatimeve: Deklaroni pagat reale!
Aktualitet

Bizneseve u shkon shkresa e tatimeve: Deklaroni pagat reale!

11/08/2022, 8:14
BBC: Shqiptarët kryesojnë në martesat fiktive për të qëndruar në Britaninë e Madhe
Aktualitet

BBC: Shqiptarët kryesojnë në martesat fiktive për të qëndruar në Britaninë e Madhe

11/08/2022, 8:00
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Armët elektrike në Shqipëri do përdoren fillimisht nga policia

Armët elektrike në Shqipëri do përdoren fillimisht nga policia

“Pati thika pas shpine”, Braçe flet për largimin nga qeveria: Çështjen e kryebashkiakut deshën të ma faturonin mua

Lajmi i Dites

A është pakti i Abazoviçit me Kishën serbe një model për marrëveshjen Serbi-Kosovë?!

A është pakti i Abazoviçit me Kishën serbe një model për marrëveshjen Serbi-Kosovë?!

11/08/2022, 10:57

Lajmet e fundit

“Bajrmanin e dua te Fiorentina”, Edi Reja flet për yjet kuqezi: Asllani mjaft cilësor, dua lojtarë nga Superiorja në Kombëtare

“Bajrmanin e dua te Fiorentina”, Edi Reja flet për yjet kuqezi: Asllani mjaft cilësor, dua lojtarë nga Superiorja në Kombëtare

11/08/2022, 15:41

“Rama nuk do që Saliu të dalë nga politika”, Ngjela: Meta dhe Berisha janë tërbuar nga frika e prangave, të dy janë zhytur në korrupsion

11/08/2022, 15:28

Dhunohet me sende të forta pranë banesës, efektivi në Peshkopi qëllon me armën e shërbimit

11/08/2022, 15:25

Në Rusi shfaqin pankarta me targat ilegale në përkrahje të Serbisë?

11/08/2022, 15:17

“Politiko”: Më shumë se 60 vende luftojnë për të mundësuar importin e ushqimit

11/08/2022, 15:11

Në bursë bie çmimi i karburanteve, në Shqipëri rritet; Bordi ndryshon sërish vlerat për naftën dhe benzinën

11/08/2022, 15:09
Currently Playing

Fortex

Fortex

00:00:08

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

    The Instagram Access Token is expired, Go to the Customizer > JNews : Social, Like & View > Instagram Feed Setting, to refresh it.

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In