Politike29 Janar 2023, 20:00

Rama 1 javë i “zhdukur”, Balla tenton të justifikojë skandalin “McGonigal”: Takimet me të për konsulencë në luftën antikorrupsion

Shkruar nga Pamfleti

Drejtuesi i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla ka nisur tentativat për të larë skandalin e Edi Ramës me ish-zyrtarin e FBI.

McGonigla u arrestua në SHBA sepse ka marrë para nga shqiptarët dhe prokurorët mbanin foton e tij me Edi Ramën kur pyesnin dëshmitarët. Vetë kryeministri ka 1 javë që është zhdukur dhe sot i doli në krah Balla. Duke folur nga Topoja e Fierit, ai u mundu atë justifikojë takimet e Ramës me McGonigal se janë bërë për të firmosur një marrëveshje me një firmë konsulence për të luftuar korrupsionin.

Ne jemi çdo ditë në terren me njerëzit për të biseduar me ta, por Non-Grata i madh ka një hall që ne nuk ja zgjidhim dot sepse halli i tij është drejtësia. Ju vetë e patë që sapo doli një provë e re e pakontestueshme se si ishin dhënë urdhrat më 21 Janar 2011 për të qëlluar në trupat e protestuesve, dhe çfarë bëri, sapo doli kjo provë e re, u mundua të heqë vëmendjen nga kjo çështje dhe duhej të shkohej në një çështje tjetër. Në Shqipëri 6 vite më parë vjen një  drejtues i një agjensie ligjzbatuese amerikane i cili merr kontakte me autoritetet shtetërore shqiptare me të gjithë pothuajse me Kryeministër, President, me përfaqësues nga Kuvendi i Shqipërisë, ku Kryeministri i kërkon se si kompania e lufton korrupsionin dhe çfarë eksperiencash ne mund të marrim. Pas 6-7 vitesh ky njeri ngatërrohet në disa halle të tjera dhe bie ndesh me drejtësinë Amerikane por për ne nuk ka asnjë lidhje me çfarë ka qenë, çfarë është apo ka bërë ky njeri tani”, tha ai.

Në fund Balla tha se të gjithë presin që ajo thirrje e Shkëlzen Berishës për t’u marrë në pyetje për Gërdecin të vijojë edhe me të tjerë.


smile

Politike Balla Rama skandali i FBI