Politike29 Qershor 2022, 12:01

Rama “arrin qëllimin” në Samitin e NATO-s në Madrid, bën foto me Biden

Shkruar nga Pamfleti

Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Spanjë ku merr pjesë në punimet e Samitit të NATO-s që zhvillohet sot dhe nesër në Madrid.

Kryeministri Edi Rama i cili shoqërohet bashkëshortja e tij Linda Rama ishin të ftuar dje në darkën mbretërore gala të organizuar nga Mbreti Felipe VI i Spanjës dhe Mbretëresha Letizia në Pallatin Mbretëror të Madridit, ku morën pjesë kryetarët e qeverive dhe të shteteve anëtare të NATO-s.

Ndërsa sot Rama ka takuar edhe presidentin e SHBA, Joe Biden dhe sigurisht kjo mundësi nuk mund ti ikte nga duart kryeministrit shqiptar për të bërë një foto si për të treguar peshën e tij si “lider i rëndësishëm” në këtë samit.

Më tej ai është takuar me homologun spanjoll Pedro Sanchez dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO, Jens Stoltenberg.

Të gjitha këto takime në Spanjë, Rama, sigurisht që i ka publikuar edhe në rrjetet e tij sociale, biles edhe me video.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Politike Biden Rama samiti i NATO