Anti-Mafia25 Qershor 2022, 07:30

Rama bën gati që edhe Himarën t’ua japë oligarkëve; shpërthen revolta e banorëve

Shkruar nga Pamfleti

Rama bën gati që edhe Himarën t’ua japë oligarkëve; shpërthen revolta e banorëve

Himariotët kanë përgatitur një peticion ku sulmojnë fort qeverinë se po përgatitet që të japë me koncension këtë perlë të bregdetit të Jonit, për llogari të ndonjë klienti oligark të qeverisë.

Banorët e Himarës janë ngritur në revoltë si pasojë e një vendimi të qeverisë, i cili e ka shpallur territorin nga Porto Palermo në Gjirin e Llamanit si “territor të mbrojtur”. Kjo nënkupton ndalimin e përdorimit të pronave të tyre nga banorët, qoftë në shitje apo dhënie me qira.

Himariotët kanë përgatitur një peticion ku sulmojnë fort qeverinë se po përgatitet që të japë me koncension këtë perlë të bregdetit të Jonit, për llogari të ndonjë klienti oligark të qeverisë.

Madje në peticion, ata akuzojnë ashpër koncesionarin e rasatit të peshkut pranë brigjeve të Porto Palermos, që sipas tyre ka ndotur shumë si detin ashti edhe thellësinë e tij. Bëhet fjalë për disa subjekte që kanë marrë koncesionin e vaskave të peshkut, ku ndër ta është edhe Gjergj Luca.

Në peticion theksohet se aktualisht në këtë zonë janë dhënë leje nga ministria përkatëse për aktivitet tregtar të kultivimit të disa llojeve të peshqve, duke instaluar vaska ne det në qendër të kësaj zone, në afërsi të kështjellës së Porto Palermo, e cila është monument kulture i klasit të parë.

Presupozohet se për këtë aktivitet ka edhe leje mjedisore të miratuar nga vetë Ministria e Mjedisit dhe Turizmit e cila u paraqit si iniciuese e këtij projekti.  Dihet se vaskat për kultivimin e peshkut janë ndotëset më të mëdha të fundit të detit për shkak të dekantimit të mbetjeve ushqimore dhe jo vetëm. Kjo situatë është ekstremisht kontradiktore lidhur me projektin në fjalë.

Qeveria Shqiptare,  Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Bashkia Himarë  të cilat nuk kanë mundur ta ruajnë dot  zonën përreth kështjellës se Porto Palermo duke e kthyer atë në një parking gjigand makinash  të mbushur me mbetje urbane dhe duke dhënë leje për ushtrim aktiviteti tregtar,  plazhe private, kërkojnë tani papritmas,  të krijojnë këtë park natyror detar dhe ujor në kundërshtim me çdo logjikë ekonomike dhe në kundërshtim me interesat pasurore pronësore të komunitetit Himarjot të zonës.

Ky projekt përfshin në pjesën më të madhe të tij gadishullin e Gjirit të Porto Palermo-s në të cilën ne si komunitet zotërojmë aktualisht prona dhe kemi tituj pronësie të vjetër dhe të rinj.

Në zonë ndodhet një mol për ankorimin e mjeteve detare që parkohen me shumicë, pa kritere dhe që ndotin realisht këtë zonë me hidrokarbure.

Në zone ndodhet një bazë ushtarake detare, e cila presupozon ankorimin dhe riparimin e mjeteve ushtarake detare, e cila ndonëse ndodhet në zonën më të bukur që objektivisht duhet ruajtur, është përjashtuar nga ky projekt së bashku me një territor të madh, mbi të cilat ka objekte të rrënuara ushtarake.

Kjo bazë nuk është hequr nga fondi i aseteve të ushtrisë dhe kalimi i mjeteve ushtarake që punojnë me naftë  dhe që do ankorohen aty, do te ndotin  gjithë zonën dhe rrjedhimisht e kthejnë këtë projekt në jo logjik për nga vet pozicionimi në gjirin e Porto Palermos.

Banorët kanë protestuar fuqishëm dhe kanë kërkuar një përgjigje të shpejtë nga ana e qeverisë. Nga ana tjetër, mësohet se grupimi i OMONIA-s dhe grupimet e tjera që përkrahen nga Athina, kanë aktivizuar qarqet zyrtare greke, për të nisur një protestë zyrtare ndaj qeverisë shqiptare.

Siç mësohet ambasadori i Athinës në Tiranë, ka dërguar menjëherë në Athinë shqetësimin, e pritet që së shpejti të kemi një reagim të fortë të Greqisë, që sipas gjasave mund të bëjë presion edhe në kuadër të integrimit në BE./Pamfleti


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Anti-Mafia banorë himare oligarkë Rama Revolta