Politike22 Qershor 2022, 07:40

Rama bojkotoi samitin e BE-së, Boçi: Skandaloze! Po favorizon Serbinë

Shkruar nga Pamfleti
Rama bojkotoi samitin e BE-së, Boçi: Skandaloze! Po favorizon

Rama bojkotoi samitin e BE-së, Boçi: Skandaloze! Po favorizon Serbinë

Deputeti i partisë Demokratike, Luçiano Boçi i ka quajtur skandaloze deklaratat e kryeministrit Edi Rama, për bojkotin e Shqipërisë në samitin e BE-së.

Boçi tha se deklarata të tilla dëmtojnë investimin në tre dekada të shqiptarëve në ëndrrën e tyre evropiane.

Deputeti i ftuar në Radar Informativ shtoi se Rama luan lojën e dikujt tjetër, duke shtuar se në këtë rast favorizohet Serbia.

“Janë festuar gati pesë herë këto hapjet e negociatave. Dhe jemi përballë një deklarate skandaloze të kryeministrit tonë. Është një dëmtim i plotë i investimit të shqiptarëve me ëndrrën e tyre në raport me BE. Deklarata të tilla kanë përgjegjësi.

Duket që Rama bën lojën e dikujt tjetër. Samiti kishte edhe një natyrë simbolike për Ukrainën, duke qenë në këtë lloj atmosfere nuk mund të bësh deklarata të tillë edhe sikur të të jetë bërë padrejtësi e madhe. Më e favorizuar është Serbia, që i rri mirë ky qëndrim. Rama nuk mund ta bënte një deklaratë të tillë. Nuk është rastësore”, tha Boçi.

Politike BE Edi Rama Luçiano Boçi Serbia