Politike 3 Korrik 2022, 10:32

Rama ‘dënoi’ gazetarin për tre muaj, revoltohet Genc Pollo: Kjo nuk mund të kalojë në heshtje!

Shkruar nga Pamfleti
Rama ‘dënoi’ gazetarin për tre muaj, revoltohet Genc

Genc Pollo

Ish ministri i PD, Genc Pollo ka reaguar ashpër pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për të dëbuar nga konferencat për tre muaj gazetarin Klevin Muka pas një pyetje që ai i drejtoi ministres Olta Xhaçka të premten.

Pollo thotë se pyetja e gazetarit nuk synon të shkelë privatësinë apo dinjitetin e ministres, por verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të ministres.

Ai thotë se më e pakta që mund të bëhet në këto raste është një grevë e konferencave të kryeministrit ose diçka tjetër më e fortë derisa Rama të anulojë dëbim-internimin.

“Nuk mund të ketë paqe me “Dëbim-Internimin” !! “Dëbim-Internimi” qesharak i një gazetari nga Kryeministri nuk mund të kalojë në heshtje nga organizatat e lirisë së medias dhe shoqatat e gazetarëve.

Gazetari Klevi Muka pyeti rreth një çështjeje me interes publik të lartë e cila është objekt shqyrtimi në Kuvendin e Republikës dhe me gjasë në Gjykatën Kushtetuese. Pyetja e tij nuk synon të shkelë privatësinë apo dinjitetin e ministres; në rrethanat e njohura pyetja synon verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të ministres.

Në mbrojtje të gazetarit Muka nuk lipset të jetë e vetme opozita si dhe opinioni shoqëror i paartikuluar. Në asnjë vend gjysëm normal në të pesë kontinentet kolegët e një “Klevi Muka” nuk do të pranonin një status quo. Më e pakta në këto raste është një grevë e konferencave të shtypit të Kryeministrit. Ose diçka tjetër më e fortë. Deri sa Rama të anullojë dëbim-internimin e djeshëm”, shkruan Pollo.

Politike Genc Pollo Përplasja me gazetarin Rama