Aktualitet27 Mars 2019, 20:16

Rama dhe Cakaj shkarkojnë nga detyra ish gruan e Henri Çilit

Shkruar nga Pamfleti
Rama dhe Cakaj shkarkojnë nga detyra ish gruan e Henri Çilit

Rama dhe Cakaj shkarkojnë nga detyra ish gruan e Henri Çilit

Del emri i dytë nga lista e 20 punonjësve të diplomacisë, të shkarkuar nga Ministri i Jashtëm, Gent Cakaj. Mësohet se është shkarkuar nga detyra këshilltarja për median dhe diasporën në Ambasadën shqiptare në Londër, Pranvera Skana.

Skana ka qenë ish-bashkëshortja e Henri Çilit, një nga analistët më pro Ramës në zgjedhjet e kaluara. Në 2017 Çili deklaronte publikisht se do të votonte Ramën si kryeministër, ndërsa kohët e fundit ka dalë me kritika ndaj tij dhe qeverisë.

Prishja e marrëdhënieve mes tyre, konfirmohet edhe nga lëvizja e Cakajt, i cili e ka larguar Skanën nga posti diplomatik në Londër.

Aktualitet henri cili