Aktualitet10 Korrik 2018, 23:10

Rama dhe Tsipras: Një zgjidhje pozitive mund të arrihet së shpejti

Shkruar nga Pamfleti
Rama dhe Tsipras: Një zgjidhje pozitive mund të arrihet së

Rama dhe Tsipras: Një zgjidhje pozitive mund të arrihet së shpejti

“Një zgjidhje pozitive mund të arrihet së shpejti mes Shqipërisë dhe Greqisë”. Kështu janë shprehur dy kryeministrat Edi Rama dhe Aleksis Tsipras gjatë një takimi që kanë zhvilluar në Samitin e Londrës.

Në postim në faqen e Twitterit të Kryeministrisë thuhet se “dy kryeministrat diskutuan rreth negociatave mbi një numër të madh çështjesh, që po drejtohen nga Ministrat e Jashtëm dhe vleresuan arritjet e deritanishme”.

“Ndonëse ka endë çështje që do të vazhdojnë të diskutohen nga ekipet negociatore, Kryeministrat Rama dhe Tsipras shprehen besimin se një zgjidhje pozitive mund të arrihet së shpejti”, thuhet në postimin e Kryeministrisë./Tema

Aktualitet Marrëveshja Pozitive Rama Tsipras Zgjidhje