Aktualitet14 Shtator 2018, 10:33

Rama e Blushi sërish miq, pasi thanë lloj-lloj të zezash për njëri-tjetrin?! Mësoni pse u rikthye kryeministri në Top Cha

Shkruar nga Pamfleti
Rama e Blushi sërish miq, pasi thanë lloj-lloj të zezash për

A u sheshuan marrëdhëniet mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-deputetit socialist, Ben Blushi? Kjo është pyetja e madhe që bën gjithsecili pas intervistës së Edi Ramës mbrëmjen e kaluar në ekranin e Top Channel.

Kryeministri Rama shkeli për herë të fundit në studion e këtij televizioni gati pas një viti, para se Ben Blushi të bëhej drejtor informativ. Për rreth një vit me radhë, Ramën nuk e pamë më këtë ekran, për shkak të ‘luftës’ së hapur që kishte me Blushin, pasi ky i fundit doli nga Partia Socialiste.

Por çuditërisht, mbrëmë Rama u rikthye sërish në Top Channel, duke ngjallur dyshime që marrëdhëniet mes dy socialistëve të jenë zbutur, edhe pse të gjithë e dimë që Blushi ka nxjerrë nga goja lloj-lloj të zezash për Ramën. Megjithatë, kthimi i Ramës në këtë ekran mbase ka lidhje dhe me gazetaren e emisionit, Eni Vasili.

‘Je ti këtu, prandaj erdha dhe unë në Top Channel’, tha Rama, duke mos e lënë t’i shpëtonte ky detaj dhe për të shuar kureshtjen e qytetarëve lidhur me marrëdhënien e tij me Blushin./Pamfleti

Aktualitet Ben Blushi Edi Rama Top Channel