Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi, i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Rama për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë në selinë blu, nga Komisioni i Vlerësimit, i cili i quajti hajgare.
Në një postim në Facebook, Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi shkruan se shqiptarët do votojnë kandidatët e PD që i kanë propozuar vetë, kurse në PS kandidatët për deputetë i ka zgjedhur Niçja i Shijakut.
“Edi Rama i frikësuar nga zgjedhjet qenka marrë sot prapë me procesin demokratik të përzgjedhjes së kandidatëve në PD. Është aq i shqetësuar me procesin, sa shpif çdo ditë për të, me shpresën se shqiptarët nuk e kuptojnë që procesi është i vërtetë dhe ka angazhuar me mijëra e mijëra qytetarë, që janë gati të votojnë ndryshimin në 25 Prill.
Shqiptarët e kuptojnë shumë mirë, prandaj do votojnë për PD dhe kandidatët e saj përfaqësues, që i kanë propozuar dhe votuar vetë paraprakisht, që kanë kaluar filtrin e verifikimit nga partia dhe qytetarët, në vend të listës 3D të deputetëve të PS që do t’i përzgjedhë përsëri Niçja i Shijakut, por kësaj here nga burgu”, shkruan Bardhi dhe shpërndan videon e mëposhtme në link.
https://www.facebook.com/gazment.bardhi/videos/10224129404652563/