Politike25 Korrik 2022, 08:58

Rama e emëroi ministre; kush është Majlinda Dhuka, kryenegociatorja me BE-në që zëvendëson Zef Mazin

Shkruar nga Pamfleti

Kryeministri Edi Rama njoftoi mëngjesin e kësaj të hëne ndryshime në kabinetin qeveritar ku sipas tij tashmë prioritet për vendin janë negociatat.

Rama largoi nga detyra diplomatin Zef Mazi, i cili do të pasohet nga Majlinda Dhuka që do të jetë kryenegociatore dhe Ministre e Shtetit pranë Kryeministrit.

Po kush është Majlinda Dhuka?

Majlinda Dhuka ka mbajtur postin e drejtoreshës së Departamentit për Zhvillim dhe Qeverisje të Mirë në Kryeministri prej tetorit të 2013.

Ajo është e diplomuar për drejtësi dhe mban titullin “Master” për Studime Europiane.

Çfarë parashikon detyra e re e Majlinda Dhukës?

Kryenegociatori luan njërin prej roleve më të rëndësishëm në procesin e zhvillimit të negociatave për anëtarësim. Në cilësi të anëtarit të Komitetit Shtetëror për Integrimin Evropian, Kryenegociatori është përgjegjës për paraqitjen e projekt-qëndrimit negociues për çdo kapitull.

Ai merr pjesë në negociata si në nivel politik, si zëvendës kryetar i Delegacionit Shtetëror, ashtu dhe në nivel teknik si kryetar i Grupit Negociator.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Politike #Majlinda Dhuka ministre Zef Mazi