Aktualitet30 Qershor 2022, 11:18

Rama e ka zgjedhur pasardhësin në PS: “Nuk ja lë partinë Ramiz Alisë”!

Shkruar nga Pamfleti
Rama e ka zgjedhur pasardhësin në PS: “Nuk ja lë

Rama e ka zgjedhur pasardhësin në PS: “Nuk ja lë partinë Ramiz Alisë”!

“Do të jetë grua” ka thënë para do kohësh në një ziafet me socialistë të vjetër e me peshë në Vlorë, e mos u çuditni që do të thyhet edhe miti i Zonës së Parë Operative.

Edi Rama, duket se e ka zgjidhur çështjen më kruciale të betejës brenda Partisë Socialiste. Ai ka bërë të ditur se nuk do të jetë një burrë njeriu që do të marrë frenat pas largimit të tij, të cilët i quan “Ramiz Ali”- metaforë që e lidh me manovrat dhe intrigat e pallatit.

Duket që vendimin Edi Rama e ka marrë herët, që kur dërgoi një vit më pare, si sinjal politik, Belinda Ballukun në Vjenë, në një takim me kryeministrat e Europës Qendrore dhe Lindore.

Ndërkohë që tashmë këtë sinjal ka nisur edhe ta thotë në mënyrë metaforike, që deri diku është kuptuar qartë se kush është njeriu që do të marrë drejtimin e socialistëve.

“Do të jetë grua” ka thënë para do kohësh në një ziafet me socialistë të vjetër e me peshë në Vlorë, e mos u çuditni që do të thyhet edhe miti i Zonës së Parë Operative.

Por ka shtuar se i përket më shumë se të gjithë lidhjeve me Luftën Nacional Çlirimtare. Që në atë darkë ku u pi raki e u konsumua “kërmë” pa limit, u pa qartë simpatia e kryetarit për “shtrigën” e tij, siç e thërret me përkëdheli.

Por tani duket se e ka vulosur dhe po e thotë gjithkund, madje edhe në qarqe të huaja.

Veliaj, tashmë e ka marrë vesh se është kapitull i mbyllur dhe kërkon të mbajë situatën ngrehur me njerëzit që kanë rrezikuar karrierën për ta mbështetur. Duke nisur nga Fatmir Xhafaj e senatorë të tjerë, të cilët kërkojnë të jetë të paktën shef fraksioni.

Ndërkaq, në Tiranë Veliaj po vijon operacionin për të vendosur njerëzit e tij në krye të PS-së në bashki e njësi bashkiake.

Pasi Edi Rama largoi Belinda Ballukun në Dibër, Veliaj ka nisur të bëjë “piazza pulitta” në kryeqytet, duke vendosur të preferuarit e tij si kryetar partie në të 14 njësitë bashkiake të Tiranës.

Kandidatët që po garojnë për të parrë postin e kreut të PS-së për njësitë bashkiake janë në shumicën e tyre ose zyrtarë të bashkisë së Tiranës, ose ish-zyrtarë që kanë lidhje të forta me Veliajn. Në njësinë 7, Veliaj ka vendosur të mbajë Aldrin Dalipin, edhe pse prej një viti ata nuk kanë asnjë raport me njëri-tjetrin. Gjithçka është rivendosur kohët e fundit, pas acarimit të përplasjes ndërmjet Veliajt e Ballukut.

Por provokimin më të madh të tij, ai pritet ta bëjë në Kombinat, zona ‘par ekselenc’ që nuk ka qenë asnjëherë nën kontrollin e Bashkisë.

I njohur në të shkuarën si “bastion” i Saimir Tahirit, në zgjedhjet e 25 prillit 2021, kombinati u mor në dorë nga Belinda Balluku. E cila jo vetëm arriti rezultate shumë të mira në aspektin elektoral, por mblodhi rreth vetes të gjithë ata socialistë që nuk e duan Erionin. E që nuk janë pak. Një marrëdhënie që u duk qartë kur shpërtheu egër pak muaj më parë, e kur nisi rritja e çmimeve.

Në Kombinat është dërguar një tjetër drejtor bashkie si Erind Bejko, duke tentuar që ta mbajë situatën në kontroll pikërisht në qendrën e rezistencës kundër tij./Pamfleti

Kryesore #“Nuk ja lë partinë Ramiz Alisë”! #Rama e ka zgjedhur pasardhësin në PS