Aktualitet 9 Korrik 2022, 17:50

“Rama e kishte hedhur në gjyq”, Ylli Manjani tregon bisedën e fundit me Kastriot Myftarajn

Shkruar nga Pamfleti
“Rama e kishte hedhur në gjyq”, Ylli Manjani tregon

Ish-ministri Ylli Manjani ka reaguar mbi vdekjen e publicistit Kastriot Myftaraj. Ai ka treguar se ka pasur së fundmi një bisedë telefonike me të.

Manjani shkruan se Myftari ishte paditur në gjyq nga Edi Rama dhe se pak kohë më parë i kishte shkruar në Ëhatsapp, ku i kishte kërkoi ta përfaqësonte si avokat.

“Kastriot Myftari ishte paditur në gjyq nga Edi Rama. Pak kohë më parë më shkroi në Whatsapp ku më kërkoi ta përfaqësoja si avokat. Nuk munda ta përfaqësoj sepse ndër të tjera po merresha me një operacion gjuri. Por Kaçi shkoi në atë botë edhe si i paditur nga Edi Rama. Kam idenë se është edhe sot pas vdekjes, i paditur…”, shkruan ai.

Aktualitet Manjani Myftaraj