Aktualitet 3 Maj 2022, 15:18

Rama e kundërshtoi raportin, ambasadori britanik: Liria e shtypit është një e drejtë themelore, të mbështesim gazetarët

Shkruar nga Pamfleti
Rama e kundërshtoi raportin, ambasadori britanik: Liria e shtypit

Raporti i Reporterëve Pa Kufij i ka dhënë një shuplakë të fortë qeverisë sa i takon lirisë së medias në vend. Kryeministri Edi Rama e kundërshtoi këtë raport, por duket se ndërkombëtarët janë më realistë.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Alastari Kink Smith ka reaguar në rrjetet sociale, ku deklaron se ndihet i trishtuar që Shqipëria ka pësuar rënie me 20 vende në indeksin e lirisë së medias

Qëndrimi  i plotë

Sot, lexova me trishtim se Shqipëria humbi 20 vende në Indeksin e Lirisë së Medias në Botë për vitin 2021, publikuar nga Organizata Reporterë pa Kufij.

Qartazi ka ende punë për të bërë dhe ne mbetemi të përkushtuar për të mbështetur gazetarinë e lire dhe të pavarur në Shqipëri.

Liria e shtypit është një e drejtë themelore dhe shtylla e çdo shoqërie demokratike. Gazetarët duhet të jenë në gjendje të raportojnë në mënyrë të lirë dhe të saktë, për të informuar qytetarët, për të ndihmuar në luftën ndaj korrupsionit dhe për të mbajtur përgjegjës ata që janë në pushtet.

Është e rëndësishme që të gjithë të mbështesim profesionalizmin e gazetarisë në mënyrë që gazetarët të mund të bëjnë punën e tyre në mënyrë sa më efikase.

Sot, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, qëndrojmë përkrah gazetarëve shqiptarë. Të gjithë duhet të mbrojmë lirinë e medias dhe asnjë gazetar nuk duhet të përballet me kërcënimeve dhe intimidime për shkak të detyrës.

Në Shqipëri, nëpërmjet programeve të financuara nga Mbretëria e Bashkuar, do të vazhdojmë të punojmë me mediat, shoqërinë civile dhe gazetarët për:

-përmirësimin e situatës dhe sigurisë së gazetarëve;

-forcimin e standardeve etike;

-promovimin e rëndësisë së medias së lirë”.

Aktualitet "Reporterët pa kufij" Alastair King-Smith gazetarët