Politike25 Korrik 2022, 13:15

Rama e shkarkoi nga detyra, Berisha: Arben Ahmetaj do arratiset nga Shqipëria

Shkruar nga Pamfleti
Rama e shkarkoi nga detyra, Berisha: Arben Ahmetaj do arratiset nga

Sali Berisha në një deklaratë për mediat ditën e sotme tha se kryeministri Edi Rama e shkarkoi nga posti i zv.kryeministrit, Arben Ahmetajn që ai të arratiset nga Shqipëria.

Berisha akuzoi Ahmetajn si një nga eksponentët kryesorë të mafies së inceneratorëve.

“Me shkarkimin e Arben Ahmetajt, krimi i mundësisë së tij për tu arratisur nga Shqipëria. Arben Ahmetaj në vitin 2005 është arratisur disa vite në Rumani ku kërkonte azil politik. Tani ai e liron nga detyra vetëm që ai të largohet. Me këtë rast, unë i them Edi Ramës se dhe në ata satelitët që po porosit, po shkoi, do bëhet përgjegjës përpara shqiptarëve në aferën e tij.

Popullin opozitar nuk mund ta trysnosh pa të dhënë ty vendi që meriton si një hajdut i papërmbajtur e njëjta gjë vlen për Arben Ahmetajn. Shko ku të duash dhe prapa diellit shpëtove një herë nuk ke shpëtim më, kjo aferë për popullin opozitar është një aferë e një rëndësie për jetë a vdekje, ndaj dhe mos merr mundimin me u largu se do rëndohesh shumë, kjo vlen po kaq për Agaçin, për mashtruesin me shkrim.”, tha Berisha.

Berisha ka akuzuar gjithashtu edhe Erion Veliajn lidhur me inceneratorin e Tiranës.

“Ka pasur 3 ushtarë, Gugallja, Zoto Mërtiri. Arben Ahmetaj, i cili i pyetur në komisionin hetimor për njohjen me Zoton, paraqiti traumën e tij që pësoi dhe nuk e pohoi atë njohje. Ai ka qenë menaxher i kompanisë Hermes, që Ahmetaj ka vjedhur miliarda impulse.

Arben Ahmetaj pësoi aksident në Maqedoninë e Veriut, ku ishte i shoqëruar me këta persona. Arben Ahmetaj, është njeriu që ka firmosur, shndërrimin e fondit të emergjencës në fondin për djegësit. Jo pak, por 55 mln euro. Ai vërtetë nuk ka firmosur në kontratën e djegësit të Tiranës, por ka firmosur në projektin e djegësit të Tiranës. Sot u shkarkua vetëm me një qëllim, të shpëtojë lëkurën e Edi Ramës. Madhor në aferën mostruoze të djegësave është kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Djegësi i Tiranës, sipas KLSH shkon në 233 mln euro. Erion Veliaj nuk ka lënë ligj pa shkelur për të bërë realitet vjedhjen e tij me Edi Ramën.” , shtoi ish kryeministri.

Politike Arben Ahmetaj arratisje Berisha