Aktualitet18 Qershor 2019, 10:51

Rama emëroi Visho Ajazi Likën ambasador në NATO, tentoi Llallën në një vend të BE. Janë përgjimet, arsyeja?!

Shkruar nga Pamfleti
Rama emëroi Visho Ajazi Likën ambasador në NATO, tentoi

Rama emëroi Visho Ajazi Likën ambasador në NATO, tentoi Llallën në një vend të BE. Janë përgjimet, arsyeja?!

Përgjimet janë realizuar nga SHISH në terren, pasi ka marrë lejen e Prokurorisë. Në këmbim të heshtjes për këtë skandal, kryeministri i “doroviti” krerët e këtyre institucioneve, Vishon si ambasador në selinë e Aleancës në Bruksel, ndërsa Tikun në një nga vendet e BE, duke habitur shqiptarët dhe vetë PS. U desh ndërhyrja amerikane që Rama të mos realizonte emërimin e Llallës, i cili është nën hetim penal për pastrim parash dhe “non grata” në SHBA

Përgjimet e publikuara në gazetën gjermane “Bild” dhe për pasojë dhe në gazetat shqiptare, me gjithë selektimin e pretenduar nga mazhoranca, nuk e zhbën faktin se janë një skandal.

Pavarësisht akuzave për rrjedhje informacioni në media, ndaj prokurorisë dhe të prokurorëve të caktuar që kishin nën hetim këtë dosje të rëndë, asgjë nuk e ndryshon faktin se mazhoranca dhe të gjitha partitë politike kanë blerë vota sa janë dendur.

Dhe mbi të gjitha, bien poshtë të gjitha akuzat ndaj SHISH të Visho Ajazi Likës dhe Prokurorisë së Adriatik Llallës se kanë drejtuar institucione që nuk kanë bërë një lekë punë.

E vërteta është se këto institucione kanë punuar aq shumë sa e kanë çuar sistemin politik në prag të rënies, pasi Prokuroria ka firmosur përgjimin e politikanëve, ndërsa SHISH e ka realizuar në terren përgjimin në shkallën më të lartë të mundshme.

Por teksa vërejmë densitetin e përgjimeve të politikanëve dhe njerëzve të pushtetit, ku del në pah qartë dhe saktë mënyra se si blihet dhe tjetërsohet vota që në burim pa pritur ditën e zgjedhjeve e prekur kutitë, na rikthehet në kujtesë sjellja e Ramës ndaj Visho Ajazi Likës e Adriatik Llallës.

Shumëkush ka mbetur i habitur nga propozimi i kryeministrit Edi Rama i Visho Ajazi Likës për ambasador të Shqipërisë në NATO, pas dorëheqjes që ai vetë dha nga kreu i SHISH.

Më të habitur madje tepër të zhgënjyer kanë mbetur socialistët në atë kohë, të cilët kishin bërë me qindra akuza publike ndaj kreut të SHISH, se kishte përgjuar kryetarin dhe kryeministrin e tyre, ministrat e deri te drejtorët e policive dhe të shkollave nëpër qarqet e vendit.

Madje e kishin akuzuar Visho Ajazi Likën se të gjitha informacionet dhe gjysmë informacionet i çonte bruto te Sali Berisha, i cili i ka përdorur tërë kohën si “qytetarë dixhitalë”.

Rama jo vetëm i harroi të gjitha, por dhe firmosi Visho Ajazi Likën për ambasador në NATO, duke ndërhyrë madje deri te Meta, i cili i rregulloi dhe ai punët e veta, që të firmosë dekretin e emërimit sa më shpejt.

Visho Ajazi Lika vijon dhe sot e kësaj dite ambasador i Shqipërisë në NATO, pavarësisht akuzave në Shqipëri dhe Bruksel se është burimi kryesor i rrjedhjes së informacioneve sekrete drejt Rusisë e vendeve armike të Aleancës.

Brukseli në fakt ia gjeti zgjidhjen, e la jashtë informacioneve sekrete ambasadorin tonë në NATO.

Por Rama nuk u ndal me ish-kreun e SHISH, por tentoi që të emëronte ambasador në një nga vendet më të rëndësishme të BE-së, ish-kreun e Prokurorisë, Adriatik Llalla.

U desh ndërhyrja amerikane që, pasi e shpalli person “non grata” në SHBA nën akuzën se ka qënë në mbrojtje të politikanëve të lidhur me krimin, ushtroi presion mbi prokurorinë shqiptare që ta marrë nën hetim penal për pastrim parash dhe akuza të tjera të rënda.

Pikërisht presioni amerikan e detyroi Ramën të hiqte dorë nga emërimi i Llallës ambasador.

Teksa i sheh këto lëvizje të Ramës nën dritën e publikimit të përgjimeve të realizuara nga Prokuroria dhe SHISH në “Bild” dhe media të tjera, bëhet e qartë arsyeja se pse i shpërbleu Visho Ajazi Likën me emërimin ambasador në Bruksel dhe Llallën ambasador në tentativë.

Rama këto “dorovitje” për Vishon dhe Tikun i ka bërë në këmbim të heshtjes për përgjimet e realizuara, për ta mbyllur këtë kapitull të zymtë për të.

Por pamundësia për ta bërë ambasador Llallën, me sa duket ka bërë që ky i fundit për të shpëtuar veten nga akuzat, të “lejojë” prokurorët e tij të furnizojnë mediat dhe opozitën me përgjimet, që tashmë kanë marrë dhenë dhe në median ndërkombëtare./Pamfleti/

Kryesore Adriatik Llalla Edi Rama visho ajazi lika